Olivia Dean konfirmoi statusin e saj si një nga artistet më të rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar, duke triumfuar në Mobo Awards me tre çmime të mëdha.

Këngëtarja fitoi çmimin për albumin e vitit me “The Art of Loving”, si dhe u shpall artistja më e mirë femër, ndërsa hiti i saj “Man I Need” u vlerësua si kënga e vitit.


Gjatë fjalimit, ajo ia dedikoi suksesin feministeve me ngjyrë që e kanë frymëzuar.

Ceremonia, e mbajtur për herë të parë në Manchester dhe që shënoi 30-vjetorin e saj, solli edhe momente të tjera të rëndësishme: Slick Rick u nderua me çmimin për arritje jetësore, ndërsa Pharrell Williams mori çmimin global për kompozitor.

Mes fituesve të tjerë ishin Central Cee për hip-hop, Ayra Starr si artiste ndërkombëtare dhe Wizkid në muzikën afrikane, duke e bërë natën një festë të madhe të talentit në industrinë muzikore. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com