LAJMI I FUNDIT:

Oligarku rus Oyf shet shumicën e aksioneve të Vitesses

Oligarku rus Oyf shet shumicën e aksioneve të Vitesses

Oligarku rus Valeriy Oyf do të shesë pjesën e tij, apo shumicën e aksioneve në klubin holandez të futbollit Vitesse Arnhem pas luftës në Ukrainë, njoftoi të premten klubi.

“Valeriy Oyf ka vendosur të shesë aksionet e tij”, thuhet në komunikatën e Vitesses, duke shtuar se 58-vjeçari do të jap dorëheqjen nga bordi mbikëqyrës i klubit me efekt të menjëhershëm.

Vitesse, një nga klubet më të vjetra profesionale në Holandë, përfundoi në vendin e katërt sezonin e kaluar dhe aktualisht luan në Ligën e Konferencave të Evropës. Ata humbën ndeshjen e parë të 16-të të fundit kundër AS Roma të enjten (1-0) .


“Më dhemb shumë t’i them lamtumirë Vitesses, por në situatën aktuale po e marr këtë vendim të vështirë në interes të klubit, punonjësve, tifozëve, sponsorëve dhe palëve të tjera”.

“Unë jam ndjerë gjithmonë shumë i përfshirë në klub dhe kam shijuar paraqitjet e shkëlqyera”, ka thënë Oyf, duke shtuar se Vitesse do të mbetet në zemrën e tij.

Oligarku rus ka qenë nën presion për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe sipas mediave holandeze, Oyf është i afërt me miliarderin rus Roman Abramovich, pronar i gjigantëve të Ligës Premier, Chelsea, i cili është vënë në shënjestër të sanksioneve britanike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori