“Oj Fitore, a i ke kthy jo 200 mijë, por 250 mijë euro?” – deputeti i LDK-së me mbishkrim në bluzë

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës vëmendje mori deputeti i LDK, Paris Guri i cili kishte veshur një bluzë në të cilën shkruhej “Oj Fitore, a i ke kthy jo 200 mijë, por 250 mijë euro?”
Ky mbishkrimin në bluzë vjen pas raportimeve në media lidhur me disa fonde, e që u raportua se ka përfituar edhe bashkëshorti i deputetes Fitore Pacolli.
Lidhur me këtë, deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli kishte reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
"Burri im, Ilir Dalipi nuk i ka përfituar 52 mijë euro. Titulli që po qarkullon në disa portale është tendencioz, manipulues dhe i qëllimshëm, jo për të informuar publikun, por për të më sulmuar, mua personalisht dhe për të njollosur Qeverinë Kurti. Ky është një sulm politik dhe moral i ulët, i ndërtuar mbi insinuata të pavërteta, pa asnjë fakt ligjor apo etik.
Bashkëshorti im ka qenë bashkëthemelues i organizatës 'Defy Them', por ka vite që ai nuk është më pjesë e kësaj organizate. Kjo organizatë kulturore është themeluar me qëllim që të mbështesë komunitetin e artistëve të rinj, veçanërisht në fushën e muzikës rock dhe alternativës urbane", shkruan ajo.
Tutje ajo ka thënë se për të tilla shpifje të mëparshme do të ndjekë rrugë ligjore. /Telegrafi/



















































