LAJMI I FUNDIT:

Ohri ndërtohet me të madhe, Struga në harresë!

Ohri ndërtohet me të madhe, Struga në harresë!

Ka arritur në fazë të përparuar ndërtimi i pishinës së mbyllur për not në Ohër, i cili është investimi më i madh në sferën e sportit në këtë qytet me vlerë prej rreth pesë milionë euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Krahas kësaj dje nga ana e kryetarit të OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski dhe drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport, Marjan Spaseski, u lëshuan në përdorim edhe dy terrene të reja për tenis në QSR “Burimet e Biljanës”.

Për ndërtimin e këtyre dy terreneve të tenisit janë ndarë 19 milionë denarë, ndërsa në kuadër të Qendrës sportive ka arritur kah fundi ndërtimi i një terreni sportiv shumë-funksional për të cilën nga Agjencia për rini dhe sport janë siguruar edhe 9 milionë denarë.


Përkundër kësaj qyteti i afërm i cili po ashtu shtrihet në buzë të liqenit të Ohrit, Struga, jo vetëm që nuk ka qendra të këtilla për sport dhe rekreacion por edhe palestrat ekzistuese i ka në gjendje të mjerueshme./Telegrafi/