LAJMI I FUNDIT:

Ofrimi i shërbimeve të kujdesit ditor dhe rezidencial i bazuar ne komunitete

Ofrimi i shërbimeve të kujdesit ditor dhe rezidencial i bazuar ne komunitete

Njerëzit nga grupet më të cenueshme në shoqëri kanë nevoja dhe kërkesa specifike. Sistemi i mbingarkuar i shërbimeve sociale në Kosovë shpesh nuk është në gjendje të përballojë kërkesa të tilla. Për këtë arsye Save the Children Kosova/o po punon me qeverinë lokale dhe institucionet joqeveritare për të mundësuar qasje të lehtë në shërbime sociale cilësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në kushte të cenueshme.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është të mbështesë njerëzit që janë në rrezik socio-ekonomik, të mbijetuarit e dhunës ndaj grave, dhunës në familje apo trafikimit, të moshuarit, fëmijët dhe të rriturit që janë me aftësi të kufizuara.

Aktualisht, njëzet organizata të licencuara po mbështeten për të ofruar shërbime për komunitetin, si mbështetja psiko-sociale; terapia ergo; fizioterapia; jetesa e pavarur; kujdes shëndetësor, vetë-ndihmesë; dhe mbështetje të përbashkët.

Kjo mbështetje përmirëson jo vetëm cilësinë dhe qasjen në shërbimet e kujdesit ditor dhe rezidenciale, duke përfshirë reagimin ndaj COVID-19, por gjithashtu promovon socializimin dhe mirëqenien e përfituesve. Tashmë më shumë se 937 djem dhe vajza dhe 1,724 gra dhe burra në shtatë rajone të Kosovës kanë përfituar nga kjo mbështetje.

Përmes një skeme me nën grante, 46 organizata të përfshira, brenda një viti kan arritur tek më shumë se 1,912 fëmijë dhe 2,755 të rritur që jetojnë në kushte të cenueshme në Kosovë.

Aksioni ‘Fuqizimi i Ofrimit të Shërbimeve Sociale për Grupet më të Cenueshme në Kosovë, si reagim ndaj COVID-19’ zbatohet bashkë me Save the Children Suedi dhe financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Për më shumë informata për shërbimet sociale të ofruara në Kosovë:

Platforma: www.info-sherbimesociale.org

Artikull i sponzorizuar