Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë po vazhdojnë me ngritjen e aftësive ushtarake përmes trajnimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se nëntogerët Shpëtim Hasani, Labinot Osaj dhe Arian Karaxha kanë përfunduar me sukses Kursin Bazik të udhëheqjes për Artileri Fushore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


“Trajnimi ka për qëllim përgatitjen e ushtarakëve për udhëheqës të Togut të Artilerisë, Oficer të Mbështetjes me Zjarr si dhe si Oficer të Drejtimit të Zjarrit”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

454493187 854228310220078 4840529704003097403 n 1

Si udhëheqës të Togut të Artilerisë pjesëmarrësit marrin njohuri praktike për pajisjen Hoëitzer amerikan M777 (155mm), M109 (155mm), dhe M119 (105mm).

454350156 854228366886739 348579201891503750 n

Në modulin e Mbështetjes me Zjarr, përgatiten ushtarakët për specifikat e Hoëitzereve, planifikim dhe thirrje të mbështetjes me zjarr, vëzhgimin e zjarrit si dhe llojet e mbështetjes që ofron artileria fushore si dhe në fushën e Qendrës së Drejtimit të Zjarrit trajnohen për kalkulimin dhe faktorë të ndryshëm që ndikojnë në një qitje sa më precize.

454446222 854228256886750 2972442834846294287 n

Për sukseset e treguara në trajnim Nëntoger Arian Karaxha arriti të marrë çmimin “Distinguished International Honor Graduate”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/