Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, koloneli Xhevdet Tahiraj, shefi i Departamentit të Mjekësisë dhe majori Genc Shala, zëvendëskomandant i Kompanisë së Mjekësisë, pritën një delegacion të lartë të oficerëve për çështje mjekësore, në përbërje major Rene Schliebener dhe kapiten Mario Kampers nga Forcat e Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, të cilët po qëndrojnë për vizitë në MFSK dhe FSK.
Delegacionin e oficerëve gjerman e pritën në takime të ndara edhe ministri Demolli, sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj, gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione dhe gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, zëvendëskomandant i KFT-së.
Gjatë takimit ata biseduan rreth shkëmbimit të eksperiencave mjekësore në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Gjermanisë të parapara në marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë biseduan për ngritjen e nivelit të arsimimit, avancimin e trajnimeve dhe nevojën e mbështetjes me pajisje mjekësore të shërbimit shëndetësor të FSK-së në të ardhmen.
Oficerët e lartë nga Forcat e Armatosura të Gjermanisë, të shoqëruar nga kolonel Tahiraj dhe major Shala, vizituan edhe kazermën e Kompanisë Mjekësore të FSK-së ku u njohën nga afër me pajisjet dhe me ambientet e punës, si dhe biseduan me personelin mjekësor të FSK-së për aktivitetet dhe sfidat e tyre në përmbushjen e misionit, siç janë përkujdesja mjekësore për pjesëtarët e FSK-së dhe shërbyesit civil, mbështetja mjekësore e pjesëtarëve gjatë stërvitjeve dhe operacioneve të FSK-së, si dhe mbështetja gjatë aktiviteteve të tjera sipas detyrës.
Gjatë ditës, delegacioni për çështje mjekësore i Forcave të Armatosura të Gjermanisë vizitoi edhe Regjimentin e Mbrojtjes Civile në Pomozotin, Brigadën për Reagim të Shpejtë në Istog dhe shërbimin mjekësor në Batalionin e Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë.
Delegacioni nga ushtria gjermane e ka falënderuar kolonel Gecin për pasqyrimin e këtyre kapaciteteve ekzistuese, dhe kane shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit në fushën e mjekësisë.
Tha se planifikohet që të behet një studim i mirëfilltë se ku do të ketë nevojë FSK-ja për mbështetje nga ushtria gjermane. Sidomos fokusi ishte tek standardizimi i trajnimeve dhe pajisjeve mjekësore në bazë të standardeve të NATO-s. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Shëndetësia nuk është më në “vdekje klinike”, po përmirësohen kushtet dhe është siguruar buxhet më i madh

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja