LAJMI I FUNDIT:

Ofertuesit dhe investitorët ftohen në Old Trafford për të parë prezantimet rreth Man Utd

Ofertuesit dhe investitorët ftohen në Old Trafford për të parë prezantimet rreth Man Utd

Të gjithë pronarët e rinj të mundshëm të Manchester Unitedit dhe investitorët e mëdhenj janë ftuar në prezantime në Old Trafford nga drejtuesit e klubit.

Ata përfshijnë përfaqësues të pronarit të Ineos, Sir Jim Ratcliffe dhe sheikut të Katarit, Jassim bin Hamad Al Thani.

Dyshja konsiderohen si dy kandidatët kryesorë për të blerë klubin e Ligës Premier nëse familja Glazer përfundimisht vendos të heqë dorë nga kontrolli.


Nxehet gara për blerjen e Man Utd, paraqitet ofertuesi i tretë
Lexo po ashtu Nxehet gara për blerjen e Man Utd, paraqitet ofertuesi i tretë

Një pjesë e prezantimeve do të sillet rreth mënyrës sesi klubi mund të gjenerojë më shumë të ardhura.

Kampi i Ratcliffe do të vizitohet në fund të javës së ardhshme, megjithëse ende nuk është konfirmuar nëse miliarderi britanik 70-vjeçar do të marrë pjesë. Javën e ardhshme prezantimin do ta marrë edhe delegacioni i Sheik Jassimit.

Nuk dihet nëse ka pasur oferta shtesë për të blerë klubin, por organizata të tjera kanë shprehur interes për të marrë aksione te Unitedi.

Të tjerë, përfshirë Elliott Group, kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar me financime, qoftë për ofertues të jashtëm ose nëse familja Glazer vendos të mbajë klubin.

Glazers konsiderojnë shtyrjen e datës së shitjes së Man Utd
Lexo po ashtu Glazers konsiderojnë shtyrjen e datës së shitjes së Man Utd

Pasi të jenë bërë prezantimet, Grupi Raine, i cili po merret me shitjen, ka të ngjarë të kërkojë oferta të rishikuara, të cilat deri më tani janë konsideruar vetëm si tregues.

Dhoma e të dhënave e klubit, e cila do të jepte informacione të përditësuara rreth kontratave të lojtarëve dhe marrëveshjeve të sponsorizimit, ende nuk është hapur plotësisht për blerësit e mundshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori