Ofertë rekorde nga Al Nassr për Zidanen: Francezi mund të bëhet trajneri më i paguar në histori të futbollit

Arabia Saudite në kohët e fundit është aktivuar shumë për të marrë emrat e mëdhenj të futbollit, derisa ofertat e majme financiare nuk mungojnë.
I fundit që po bën xhiron në listën e Al Nassr, skuadra e Cristiano Ronaldos , është Zinedine Zidane në përpjekje për ta punësuar atë si trajner.
Mediat saudite flasin për 120 milionë euro për dy sezone, ose 60 milionë në vit.
Deri më tani, përfaqësuesit e trajnerit francez nuk i janë përgjigjur kësaj oferte që do të shkaktonte furtunë.
Pyetja është nëse Zidane do të pranonte të kalonte në një nivel kaq të ulët futbolli, duke pasur parasysh se do të ketë gjithmonë oferta nga Evropa dhe se i pëlqen të jetojë në Madrid.
Pas shkarkimit të Rudi Garcias, Al Nassr emëroi Dinko Jelicic si trajner të përkohshëm, por synimi i klubit nga Arabia Saudite është të ribashkojë Ronaldon dhe Zidanen.
Rudi Garcia u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta të ekipit dhe për shkak të mosmarrëveshjes konceptuale me dhomën e zhveshjes. Jelicic, ish-trajneri i ekipit të të rinjve saudit, është trajneri i përkohshëm, por ideja është të gjendet një trajner i profilit të lartë.
Al Nassr është i dyti në ligë, tre pikë pas Al Ittihad me 23 nga 30 ndeshje të luajtura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ferizaj mposht Prishtinën, merr tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë