Ofendoi e sulmoi zyrtarin policor në Zhegër të Gjilanit, pas arrestimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

14:"Ridvan Slivova
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Zhegër të Gjilanit pasi i njëjti duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, i ka ofenduar si dhe e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 14:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, i ka ofenduar si dhe e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/10/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































