OEMVP ulë në tryezë biznesin dhe Qeverinë, në fokus qasja në financa dhe masat qeveritare
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizoi Ditë të Hapur mes bizneseve anëtare të Odës dhe përfaqësuesve të Qeverisë, ku i pranishëm ishte zv. kryeministri Izet Mexhiti, si dhe drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit, Refik Xhemaili.
Kjo ditë e hapur u organizua me qëllim që biznesi dhe përfaqësuesit e shtetit të diskutojnë hapur për problemet me të cilat ballafaqohen kompanitë në vendin tonë, dhënien e sugjerimeve, por edhe krijimin e masave dhe mundësive për zhvillim sa më të shpejt të bizneseve dhe ekonomisë së vendit.
Në fjalën e rastit kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra tha se vlerësojnë që një partneritet strategjik i qëndrueshëm në mes Qeverisë dhe sektorit të biznesit është jetik për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe konkurruese.
“Andaj është e domosdoshme që Qeveria të angazhohet në krijimin e mekanizmave që forcojnë këtë bashkëpunim, duke përfshirë konsultimet e rregullta me Odat Ekonomike dhe përfshirjen e sektorit privat në hartimin e politikave makroekonomike”, tha kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra.
Ai shtoi se element tjetër tepër i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në vendin tonë është edhe rritja e investimeve.
“OEMVP tash e 10 vite bën matjen e investimeve të anëtarësisë së saj. Të dhënat tona tregojnë se vetëm investimet e TOP 100 kompanive anëtare të OEMVP, në 5 vitet e fundit, kanë kaluar vlerën e mbi 600 milion eurove. Ndërsa vetëm në vitin 2024, të njëjtat kompani, kanë realizuar investime në vlerë impresionuese prej 95.6 milion euro. E gjithë kjo flet për peshën dhe rolin që kanë prodhuesit në rritjen e bruto prodhimit vendor (BPV), duke shtuar vlerë në ekonominë kombëtare”, deklaroi kryetari Mendi Qyra, i cili ndër të tjera theksoi se përmes mbështetjes së prodhuesve, mund të ulet deficiti tregtar duke zëvendësuar produktet e importuara me produkte vendore dhe gjithashtu të rriten eksportet.
Ai po ashtu nënvizoi edhe faktin se Ligji për mbështetje financiare të investimeve, ka ndikim të madh në fuqizimin e kompanive, ndërsa OEMVP është ura lidhëse mes kompanive dhe granteve të ndryshme qeveritare dhe ndërkombëtare.
Ndërsa zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, deklaroi se Qeveria është vazhdimisht në komunikim me OEMVP-në dhe me sektorin e biznesit. Ai potencoi se kanë marrë një sërë masash për të krijuar ambient të favorshëm për zhvillimin e biznesit dhe tërheqjen e investimeve.
“Ne jemi të kyçur drejtpërdrejtë në financimin e bizneseve, sidomos zgjerimit të kapaciteteve aktuale të tyre me 250 milion euro nga linja kreditore që kemi marrë nga Hungaria, që ka kushte më të mira në rajon, ndërsa aplikimi është i mundshëm për secilin subjekt, pa kurrfarë diskriminimi”, deklaroi zv.kryeministri Izet Mexhiti.
Ai shtoi se fillimi i punimeve të ndërtimit të Korridorit 8 është mundësi e mirë për të gjitha bizneset e rajonit të Pollogut dhe më gjerë, politika fiskale është përmirësuar për të ofruar stimuj për bizneset. Drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit, Refik Xhemaili, prezantoi të dhënat më të fundit të kompanive që aplikojnë për grante për investime.
Para anëtarëve të OEMVP-së dhe bizneseve të tjera, drejtori Xhemaili bëri edhe një prezantim, me qëllim informimin e bizneseve me mundësitë dhe kushtet për të aplikuar për fonde dhe për të zhvilluar edhe më tepër bizneset e tyre.
Anëtarët e OEMVP përmes diskutimit të hapur patën mundësi të parashtrojnë pyetje rreth masave të prezantuara, paqartësive të tyre rreth ligjit dhe mundësive për aplikim si dhe gjitha çështjet tjera në interes të biznesit.
Kjo ngjarje e organizuar nga OEMVP është një nga aktivitetet e dhënies së mundësisë për të shprehur qëndrimet dhe për të diskutuar drejtpërdrejt me Qeverinë dhe përfaqësuesit e saj, ndërsa përveç informacioneve për qasje në financa, Oda tani me kapacitete të shtuara asiston kompanitë në marrjen apo fitimin e të njëjtave.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!