Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perendimore (OEMVP) ka shpallur kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.Kompanitë sipas OEMVP-së janë analizuar në disa segmente: Fuqia (Qarkullimi vjetor),
Suksesi (Neto Fitimi),
Numri i të punësuarve,
ROE (Kthimi i kapitalit),
Top investimet,
Top kompanitë me partneritet më të suksesshëm dhe
Top 5 kompanitë më të mëdha

Si kompani më e suksesshme është zgjedhur kompania vendore e rrjetit të marketeve Kipper Maqedoni, e pasuar nga Neptun, Dauti Komerc, Adrijus dhe Pofix. 1.1 miliard euro ka qenë qarkullimi i realizuar nga Top100 kompanitë, anëtare të OEMVP-së.


319737974 890128098830891 805245897564563335 n

Çmimet tjera të ndara nga OEMVP në këtë natë gala janë: Makkos Kompani - çmimi për partneritet më të suksesshëm
Hildin Komerce - çmimi për kompaninë me rritje më të suksshme në 3 vitet e fundit
Dhoma e tregtisë së Kosovës - çmimi për partneritet rajonal
MSora - çmimi për biznesin të udhëhequr nga një grua
Trim&Lum - çmimi për filantropi
Royal Palace - çmimi për qëndrueshmi gjatë krizës së Covid-19
ING Luli - çmimi për top eksportuesin

Të pranishmëve ju drejtuar kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra i cili mes tjerash tha: "Këto arritje të përbashkëta duhet të jenë nxitje e përgjithshme për të gjithë sfidat dhe sukseset tona të përbashkëta. Rezultati juaj është edhe rezultati jonë dhe i gjithë shtetit. Jam i lumtur për sukseset tuaja dhe t'i festojmë sukseset tona në përgjithësi" tha Qyra.

320456438 675937084183449 901886463874869079 n

Zëvendës kryeministri për çështje ekonomike në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi në këtë ngjarje tha "Sukseset e Odës më bëjnë mua krenar kurse e forcojnë fuqinë ekonomike të shtetit. Ndjejmë mirënjohje për suksesin tuaj. Gëzojmë frytet e bashkëpunimit mes qeverisë dhe bizneseve duke ngritur ekonominë e vendit së bashku, ne kohë krizash dhe sfidash ku jemi bashkë" u shpreh ai.

320148162 546008694066060 7669090752915807616 n

Organizimi këtë herë nga OEMVP ishte në formë të mbrëmjes galla ku të ftuarit festuan sukseset e kompanive shqiptare në Maqedoni. Më poshtë mund ta ndiqni edhe të gjithë ngjarjen e transmetuar në Telegrafi Maqedoni, si partner medial i kësaj ngjarje.

Untitled design 10