LAJMI I FUNDIT:

Odhise Paskali dhe monumenti i Çerçiz Topullit, në Gjirokastrën e vitit 1934

Odhise Paskali dhe monumenti i Çerçiz Topullit, në Gjirokastrën e vitit 1934

Përgjatë viteve ’20-’30 të shekullit të kaluar, vetëm pak më shumë se një dekadë nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, sheshet e qyteteve nisën të popullohen nga statujat madhështore të heronjve kombëtarë. Kjo ishte një kulturë që i kishte munguar vendit të sapodalë nga robëria. Vepra e ngritura në atë periudhë shkëlqejnë edhe sot për forcën impresionuese dhe magjinë e krijimit, siç janë: statuja e Çerçiz Topullit, e Luftëtarit Kombëtar, e Themistokli Gërmenjit, e Ismail Qemalit, të ngritura në tri qytete të mëdha të jugut. Ndoshta këto vepra nuk se do t’i rezistonin kohës dhe nuk do t’i kishim kaq “të gjalla”, po të mos ishte dora e mjeshtrit Odhise Paskali, autorit të tyre.

Dhurata Hamzai

Gazeta më e madhe e vendit, “Minerva” e majit të vitit 1934, rrëfen historinë e ngritjes së njërës prej këtyre statujave. Është statuja e heroit, Çerçiz Topulli, që u ngrit, siç shkruhet në këtë gazetë, me kontributin e të gjithë gjirokastritëve. “Qyteti i Spatajvet, me këtë monument pagoi borxhin që i detyron burrit të saj të madh e të vyer, pagoi atë borxh që, bashkë me qytetet e tjerë ua detyron edhe shumë të tjerëve dhe që dikur do t’ua paguajë. Kohët kalojnë, por historia mbetet kurdoherë gjallë, ashtu siç mbeten dhe veprat e mira ose të këqia të njerëzve. Kështu që në vdiq Çerçizi, nuk vdiq aspak emri i tij, i cili do të rrojë, aq sa do të rrojë edhe vetë Kombi”, shkruhet në “Minerva”-n e datës 20-15 maj 1934.


Dhe, këtu nuk bëhet fjalë për një kontribut të vogël, por për një kosto të jashtëzakonshme. Monumenti kushtoi plot 3600 franga ari.

“Dhe, ai monument zë vendin e një tempulli të shenjtë, në të cilin ne ndjejmë kënaqësi shpirti për sot dhe shpresë për nesër. Dhe brezat e ardhshme do të gjunjëzohen përpara tij me nostalgji”, shkruhet në artikullin e gazetës.

I konsideruar si heroi që “ka bërë përpjekje legjendare për lirinë e vendit nga robëria shekullore”, gazetari i kohës, Gjeço Bardhi, përmend edhe vizionin e shtetit të ri shqiptar që ishte në kërkim të varreve të dëshmorëve dhe patriotëve, si Abdylit, Naimit e Sami Frashërit që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. “Ata do të bëhen udhëheqës të patriotismës për ne, sidomos për ata që do të vijnë pas neve”, shkruhet në “Minerva”-n e 1924-s

Një tjetër autor, Xhevat Kallajxhiu – gazetar shqiptar që ka jetuar më pas në Amerikë – në po këtë numër të “Minerva”-s shkruan për madhështinë e veprës në pikëpamje të vlerave artistike dhe estetike dhe rrëfen edhe ngërçin e mosrealizimit të krijuar përballë kostos së lartë të këtij monumenti madhështor.

“Në Nëndorin e vitit 1927, po kthehesha nga një udhëtim që bëra gjer në Itali, të cilën e vizitoja për të parën herë. Si një vend i përparuar, më tërhiqte dhe më bënte të admiroja veprat e bukura të tij. Po ato që robëronin veçanërisht zemrën time ishin monumentet madhështore që zotëronin në pjacat e shumta të qyteteve të ndryshme të Italisë. Thosha me vete: A do lë vijë vallë dita që dhe ne të ngremë të tilla monumente? – Kush e di! Me gjithë këtë, zëri i shpresës më përgjigjesh ‘po’! Nga Italia u ktheva në Tiranë, ku qëndrova ndonjë javë. Një ditë isha duke shëtitur këtu me kushuririn tim zotin Masar Kallajxhinë, të cilit po i tregoja përshtypjet e udhëtimit. Po fjala irne, si për çudi, përqendrohej rreth monumenteve, të cilët kishin tërhequr tërë admirimin tim. Prandaj, nuk mungova që pyetjen që bëja me zemër në Itali t’ia bëja me gojë edhe Masarit në Tiranë. Ky, me një lehtësi lë madhe të gjuhës, më thotë: ‘Ngritja e një monumenti nuk është aspak punë e rëndë. Duhen vetëm vullnet dhe vendim. Po, mbi të gjitha, duhet inisiativë’. ‘Bile, – shton Masari – edhe ngrehja nuk do të kushtojë shumë, sepse këtë mund ta bëjë dhe mirë edhe më lirë z. Odhise Paskali, i cili është një skulptor me vlerë e me talent’. Këtu bisedimi mori një zgjerim dhe sa zgjerohesh ai aq ndizesh zjarri i shpresës dhe dëshirës sime. Përfundimi qe ky: që Gjirokastra duhet t’i ngrehë një statujë Çerçis Topullit. Ndërkaq ndahemi. Në këtë kohë e sipër nuk mungova të barros Masurin që të meret vesh edhe ai me Odhise Paskalin- të cilin nuk kisha fatin ta njihja personalisht – se sa do të kushtonte poshtë-lart monumenti dhe të më shkruante.

Ngritja e këtij monumenti ishte bërë një ide fikse për mua. Me këtë mendim, pra, kthehem në Gjirokastër dhe që këtej fillova lë vihem në letërkëmbim me zotin Odhise Paskalin, i cili nuk mungoi të më japë një tok shpjegime. Më pas më dërgoi edhe një projekt-plan të statujës, kostimi plotësisht i së cilës do të arrinte nja 500 napolona. Në 14 Jenar 1928 botova me nënëshkrirnin tim një artikull në Fletoren ‘Demokratia’ me titullin ‘Për Çerçis Topullin’. Me këtë artikull iu tregoja bashkëqytetarëvet të mij gjirokastritë detyrën që kishin për ngrehjen e një monumenti për dëshmorin e math të tyre. Ja këtu disa pjesë të atij artikulli: ‘Çerçis Topulli është një emër plot kujtime të mira dhe që na nderon e na bën të mburremi, po që, për fat të keq, filloi të harrohet, duke mos lënë as një shenjë prapa. Na takon detyra që kujtimin e këtij dëshmori të math kombëtar ta përjetësojmë në një statujë, ngrehja e së cilës do të na nderojë dhe do të na vërë në një radhë me popujt e qytetëruar, që dinë të nderojnë dëshmorët e kombit. Duhet të tregojmë mirënjohësinë tonë, për ndryshe do të provojmë se nuk e meritojmë lirinë dhe se brezat e ra do të na thonë jazëk! Po duke ditur se shqiptari e ka traditë mirënjohësinë, jam i bindur se kjo thirrje do të pritet me gëzim dhe pra do të merret sa më parë inisiativa për realizimin e kësaj vepre me rëndësi të madhe patriotike’.

Kjo thirje nga shumë njerës u prit mirë, po kaq dhe asgjë më tepër. Ditët shkonin dhe çështja mbetesh në heshtje, gjë e cila më bënte të dëshpërohesha. Në këtë rast për mua mbeteshin dy gjëra: ose të vendosja të merrja vetë inisiativën ose ta lija punën të merrte rrugën e harresës. Po më në fund vendosa të preferoj të parën. Kështu, pasi ua njoftova më parë qëllimin autoritetevet, mbajta në 19 shkurt 1928 një mbledhje në sallën e ish cinemasë ‘Ideal’ të këtij qyteti, në të cilën muarnë pjesë shumë veta. Midis të ftuarëvet shquanin edhe zoti Fejzi Alizoti, Sami Kokalari, Jorgji Meksi, Xhevdet Xheneti, Beso Gega, Vasil Lito, Aleks Çeçi e të tjerë. Hap mbledhjen dhe me një fjalim të gjatë tregoj shërbimet e mbëdha patriotike të Çerçizit dhe pra detyrën që na takon për ngrehjen e një monumenti, për të. Të mbledhurit e pritën këtë mendim me duartrokitje të zjarrta. Më pas muarnë fjalën me radhë z. Fejzi Alizotti, Xhevdel Xheneti, Sami Kokalari, Beso Gega e të tjerë, të cilët, pasi lëvduan këtë nisiativë, shfaqën mendimin që ngrehja e statujës të bëhet vetëm me ndihmat e gjirokastritëve. Edhe ky mendim u pranua unanimisht. Pastaj mbledhja zgjodhi një komision të posaçëm, të përbërë nga këta zotërinj: Beso Gega, Galip Çano, Sami Kokalari, Vasil Lilo, Xhevdet Xheneti, Aleks Çeçi, Foto Tela, Elmas Hajdëri, Bame Mezini dhe prej meje. I pari nga këta u zgjodh nga komisioni si kryetar, i dyti si nënkryetar dhe kush shkruan si sekretar-arkëtar. Ndërkaq unë, duke filluar më parë nga vetja, hapa fushatën e ndihmavet, shuma e shkruar e të cilavet arriti atë ditë 3600 franga ari. Si mori fund kjo, mbledhja u-shpërnda.

Në 22 Mars, po të atij vili u botua në fletoren ‘Demokratia’, e cila u vu falas në dispozitë të Komisionit – një thirrje e nënëshkruar nga të gjithë anëtarët e Komisionit, me të cilën ftoheshin tërë gjirokastritët, brenda e jashtë Shqipërisë, që të shoqëroheshin me ndihmat e tyre në realizimin e kësaj vepre patriotike. Puna gjer këtu vente mbarë, kur më pas, për fat të keq, ndodhi ajo që ndodh shumë herë ndër ne: çështja u ftoh, enthusiazmi u shua dhe shumë nga ata që ishin shënuar nuk afëroheshin të jepnin ndihmat e tyre. Të hollat e mbledhura përbënin një shumë të vogël, me të cilën s’mund të bëhesh asgjë. Shkuan shumë kohë kështu në heshtje dhe e merrni me mënd sa vuante shpirti im kur shihja se inisjativa e marrë prej meje, po shkonte drejt dështimit. Po duket nuk ishte thënë që kjo vepër të mbetesh në mes. Një mëngjes të bukur të Prillit të vitit 1930 postieri lëshon në dorën time një letër nga Amerika, e cila midis së tjerave përmbante edhe këto:

‘I dashuri zoti Sekretar-Arkëtar. Kam nderin t’ju bëj të njohur se Shoqëria e Gjirokastritëve ‘Drita’ sot në 30 të Marsit 1930 mbajti kuvend të hapur. Kuvendi përbëhej prej tërë anëtarëve të kësaj Shoqërie. Ky kuvend vendosi me një zë që të hollat e kësaj Shoqërie, t’investuara në Bankën Amerikane East. Pittsburgh Saviges and TTUsl. Co, të dhurohen për t’i ngritur një statujë Heroit Kombëtar, Dëshmorit të math Çerçis Topullit. Të hollat përbëjnë përafërisisht dollarë 1300 … Për këtë vepër të lartë, ‘Drita’ uron sukses’.

U enthusiazmova dhe zëmra ime rifilloi të ndërrojë të rrahurat e saj nga ky gëzim i jashtëzakonshëm. U ngrita menjëherë dhe po bridhija tutje-tëhu tregut që të gjeja anëtarët e Komisionit dhe shokët për t’u njoftuar këtë sihariq të math. Njëkohësisht shpejtova t’i dërgoj zotit Babameto një letërpërgjigje, në të cilën midis së tjeravet i thoshnja:

‘I nderuari Zoti Fuad Babameto,

Pas një lufte shpritërore të vazhduarshme, luftë e një dëshpërimi të pamasë, befas letra Juaj, që mora javën e shkuar, zgjoi në zemrën time ndjenjat e një gëzimi të jashtëzakonshëm. E kuptoni dhe vetë se çfarë mundime të brendëshrne po heq shpirti i një inisjatori, si unë, kur sheh me hidhërim se vepra e tij, jo vetëm që s’po vete përpara, po herë-herë tregon dhe shenjat e një dështimi. Inisjativa ime për një vepër me rëndësi të madhe kombëtare, siç është ajo e ngrehjes së statujës së dëshmorit të madh të Kombit Çerçis Topullit, po shkonte drejt një rruge të vështirë, drejt dështimit, gjë e cila do të ishte, për faqe të zezë, një turp për të gjithë bijtë e këtij qyteti. Po shpresa ime nuk ishte zhdukur. Brenda në thellësitë e shpritit tim fshihesh një gjë, e cila më bënte të qëndroja i patundur në veprën e nisur. Dhe me të vërtetë nuk dola i gënjyer. Bijtë e Gjirokastrës kreshnike të Amerikës, e shkuara kombëtare e të cilëvet është plot lavdi dhe të cilët e çmojnë shumë e shumë më mirë këtë veprë nga çdo tjetër gjirokastrit, nuk mbetën indiferentë, po, si kurdoherë, edhe tani folën fjalën e fundit në kuvëndin e shoqëris së tyre ‘Drita’. Ky gjest, i cili u prit me një gëzim të math, nderon lartësisht Ju dhe tërë shokët Tuaj. Po mbi lë gjitha nderon Gjirokastrën, e cila ka sy e faqe të mburret dhe të lëvdohet që ka djem si ju dhe shokët tuaj të ngopur me ndjenja atdhetarie, djem që dinë t’i përgjigjen siç duhet çdo thirrjeje që bëhet me një qëllim lë lartë dhe për një veprë kombëtare. Dhe një nga këto vepra është ajo që ju dhe shokët tuaj vendosnë në kuvendin e 30 Marsit. Ndërkaq ju paraqit Juve dhe shokëve tuaj e të mi gjirokastritë të Amerikës përshëndetjet dhe përgëzimet e mia me të thella për këtë vepër të shquar, e cila do të kujtohet me admirim në çdo rast që sytë e shikuesit do të drejtohen nga statuja e dëshmorit të madh kombëtar Çerçis Topullit’

Përveç ndihmës së sipërme ishin dërguar nga gjirokastritët e Amerikës edhe disa ndihma të tjera. Po ndihma e shoqërisë ‘Drita’ plotësoj tërë shumën e nevojshme. Tani s’mbetesh gjë tjetër veçse të veprohesh. Komisioni, pra, u vu menjëherë në lëvizje dhe shpejtoi të kërkojë oferta nga skulptorë të ndryshme të huaj. Paraqitën oferta katër skulptorë, duke dërguar njëkohësisht edhe nga një projektplan të statujës. Njeri nga këta ishte edhe skulptori i mirënjohur shqiptar t. Odhise Paskali, i cili më vonë erdhi dhe vetë në Gjirokastër. Mblidhet Komisioni dhe pasi studion planet dhe ofertat, vendos që ngritjen e statujës t’ia besojë skulptorit shqiptar, jo vetëm pse ky mbante konditat më të mira, po edhe sepse me këtë mënyrë përkrahte artistin e vetëm që kemi sot. Dhe në këtë gjë nuk u gabua aspak. Monumenti i Çerçizit është një vepër arti që e nderon skulptorin tonë, i cili me të provon se e zotëron mirë mjeshtërinë e hollë të tij. Theksoj me këtë rast se që nga dita e nënëshkrimit të kontratës e gjer në ditën ngrtjes së monumentit, që vazhdoi një kohë më tepër se dy vjet, Komisioni ndeshi në shumë pengime të papritura, po, me gjithë këtë, u kapërcyen. Vëlen të përmendet se në kapërcimin e këtyre pengimeve ndihmoi mjaft edhe z. Sami Kokolari, kryetari i Bashkisë dhe më vonë kryetari i Komisionit. Kjo është shkurtazi historia e idesë dhe e realizimit të statujës së Çerçis Topullit, që zotëron sot në pjacën e bukur që ndodhet në hyrje të qytetit të Gjirokastrës. Xhevat Kallajxhiu”.

Kjo është historia që gazetari dhe patrioti Xhevat Kallajxhiu në gazetën “Minerva”, 20-15 maj 1934. Përmes këtij rrëfimi ai zbulon vlerat e jashtëzakonshme të Odhise Paskalit, jo vetëm si një skulptor i madh, por edhe si një patriot i madh. /Shqiptarja/