Kapiteni i Arsenalit dhe Norvegjisë, Martin Odegaard, siç duket ka konfirmuar romancën e tij të re me Helene Spilling.

Futbollisti, 24 vjeç, u duk sikur zyrtarizoi lidhjen në Instagram me balerinën, 26 vjeçe, teksa ndau një sërë fotografish të enjten (1 qershor).


Kjo vjen pasi ndezën thashethemet për një lidhje meqë u panë bashkë në "London Football Awards" në mars.

71661451 12149265 image a 3 1685637084763 Foto: Instagram

Në setin që publikoi në rrjete sociale, çifti u shfaqën në vende të ndryshme e në momente intime së bashku.

Në një imazh, dyshja u shfaqën duke marrë rreze dielli e të përqafuar me njëri-tjetrin.

71661447 12149265 image a 4 1685637090877 Foto: Instagram

Në një tjetër fotografi, Helene kishte veshur fanellën e Odegaard me numër 8.

"Jeta është e mirë", ka qenë përshkrimi që ia vendosi këtij postimi.

71661449 12149265 image a 11 1685637202564 Foto: Instagram

Helene është një balerin që është paraqitur në spektaklin e kërcimit të Norvegjisë, "Skal vi danse" i cili është si "Strictly Come Dancing" në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo ka fituar konkursin në vitin 2021. /Telegrafi/

71661457 12149265 image a 10 1685637109440 Foto: Instagram

71661453 12149265 image a 7 1685637102266 Foto: Instagram