LAJMI I FUNDIT:

Oda e Mjekëve në RMV vendosi që mjekut i cili publikoi video në TikTok t’i merret licenca e punës

Oda e Mjekëve në RMV vendosi që mjekut i cili publikoi video në TikTok t’i merret licenca e punës

Komisioni për Çështje Etike dhe Juridike pranë Odës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për inicimin e marrjes së licencës për punë për anesteziologun e punësuar në Spitalin klinik në Tetovë për shkak të publikimit të videos nga Reparti Gjinekologjik në rrjetin social TikTok.

Sipas Odës së Mjkevëve të Maqedonisë së Veriut, anesteziologu ka shkelur të drejtat e pacientëve dhe dinjitetin e dytre, duke cënuar në këtë mënyrë reputacionin dhe profesionin e ndershëm të mjekut.


“Komisioni për Çështje Etike dhe Juridike, në përputhje me rregulloret ligjore të Odës, sot ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën pas diskutimit të hollësishëm dhe shqyrtimit të rastit, anëtarët e Komisionit morën vendim unanim për fillimin e procedurës”, tha kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivçeva.

Nga Oda e Mjekëve shtojnë se sipas procedurës, Gjykata e Nderit, pas shqyrtimit të denoncimit, mjekut Valton Devrishi i hiqet licenca e punës përkohësisht deri sa të merret vendim përfundimtar.

“Për fat të keq, në këtë rast Komisioni i Etikës ka konstatuar se kolegu me veprimet dhe sjelljet e tij ka shkelur disa norma etike dhe për këtë arsye ka nis procedimi në Gjykatën e NDerit. Oda e Mjekëve dënon edhe një herë incidentin dhe shpreh keqardhje”, thuhet në njoftimit e Odës së Mjekëve të RMV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Lajme
Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Lajme

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Lajme
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Lajme
Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Lajme
Kalo në kategori