Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës, ka marrë vendim që të bojkotojë Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Siç thuhet në njoftim, Prokuroria ka trajtuar pa-dinjitetshëm avokatët për qasjen në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 03.02.2021, ka shqyrtuar ankesat e paraqitura nga avokatët, lidhur me trajtimin e tyre të pa-dinjitetshëm, për qasjen në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, trajtim ky i cili ka filluar tashmë e disa muaj më parë, dhe ka marrë vendim që të bojkotohet Prokuroria Themelore në Prishtinë, nga të gjithë Avokatët e Republikës së Kosovës, për shkak të trajtimit të pa-dinjitetshëm të avokatëve, lidhur me qasjen në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.
Tutje, në njoftim thuhet se ” bojkoti fillon prej datës 08 shkurt 2021 nga ora 08:00, nëse nuk eliminohen pengesat e paraqitura, ashtu që sipas këtij vendimi obligohen avokatët të zbatojnë këtë vendim, moszbatimi i të cilit përbën shkelje të rëndë disiplinore”.
“Si rrjedhojë e kësaj, arsyeja e nxjerrjes së këtij vendimi është se avokatët që kanë për të kryer punë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, presin në radhë me qytetarë për të hyrë në Prokurorinë Themelore, kontrollohen dhe detektohen nëpërmjet skanerit sa herë që hyjnë në këtë Prokurori dhe në rast se lejohen nga zyrtari i pranimit, u ndalet telefoni personal. Poashtu, për t’u qasur në zyrat individuale të prokurorëve, avokatët nuk mund të lëvizin pa shoqërimin e asistentit të Prokurorit edhe përkundër faktit se avokati, e ka të caktuar seancën paraprakisht”, vijon reagimi.
Më tej, thuhet se OAK, ka zhvilluar tashmë disa takime dhe ka komunikuar në vazhdimësi me Këshillin Prokurorial të Kosovës, Kryeprokurorin e Shtetit, Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që të hiqen/eliminohen pengesat si në vijim:
1. Pritjet e avokatëve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, bashkë me palët;
2. Kontrollimi i avokatëve përmes skaner-it, sikurse për palët;
3. Kontrollimi fizik i avokatëve;
4. Detyrimi për mosbartjen e telefonit me vete.
OAK thotë tutje se “Duke pasur parasysh që avokatët përfaqësojnë interesat e palës, asnjëherë nuk mund të konsiderohet se avokati është i barabartë me palën, e aq më tepër të trajtohet njëjtë”.
Gjithashtu, Këshilli Drejtues, në mbledhjen e mbajtur më 02 Dhjetor 2020, ka marrë Qëndrim, të cilin e ka adresuar tek Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke kërkuar që avokatët të mos kenë pengesa për qasje në objektet e Prokurorive Themelore të Republikës së Kosovës deri te administrata e Prokurorive, me theks të veçantë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, e po ashtu që urgjentisht të eliminohen problemet/pengesat e tjera sipas e-mailit të cilin OAK, i kishte dërguar KPK-së, me datë 12.11.2020, siç është ndalimi i telefonatave dhe veprimet e tjera të cilat i konsiderojmë se janë pengesë për anëtarësinë e OAK-së.
“Meqenëse deri më tani, Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, nuk kanë reflektuar pozitivisht lidhur me kërkesat e Odës së Avokatëve të Kosovës, për eliminimin e pengesave të paraqitura, gjatë komunikimit me shkrim dhe gjatë takimeve, përkundër insistimit të vazhdueshëm të OAK-së, duke parë këtë trajtim të avokatëve është më se e nevojshme që të merret ky vendim për bojkotim të Prokurorisë Themelore, deri në përmbushjen e kërkesave të OAK-së”, përfundon reagimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova