Finalizimi i Ligjit të Punës dhe Pushimit të Lehonisë çështje që kanë mbetur në procedurë që nga legjislatura e kaluar, rritja e aftësimit profesional dhe rëndësia e përgatitjes së fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës ishin çështjet kyçe që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.
Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e dhënies së kontributit të përbashkët në finalizimin e Ligjit të Punës duke qenë ligj esencial i cili rregullon marrëdhënien kontraktuale mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, në mënyrë që të plotësohet hendeku aktual si dhe rregullimi i çështjes së Pushimit të Lehonisë si çështje me interes kombëtar, si rezultat i të cilit kemi një numër shumë të ulët të femrave të punësuara me vetëm 13 për qind të tyre nga 600 mijë femra në moshë pune vetëm rreth 80 mijë janë të punësuara dhe është i vetmi vend në Evropë që e detyron biznesin që të paguaj dy paga për një vend pune).
Ndër të tjera u tha që bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve dhe përfaqësuesve të biznesit sidomos në fushat që afektojnë direkt ata, është i domosdoshëm në mënyrë që bashkërisht të propozojmë alternativat më optimale për zgjidhje dhe në përputhje me rrethanat në të cilat operojmë.
“Gjithashtu, u diskutua edhe rëndësia e koordinimit më të madh me qëllim të riaftësimit profesional në mënyrë që fuqia punëtore të jetë e kualifikuar në përputhje me nevojat e tregut të punës. Duke i kushtuar rëndësi të veçantë edhe aplikimit të mësimit dual për nxënësit si kombinim mes teorisë dhe praktikës që është një faktor tjetër i domosdoshëm në mënyrë që nxënësit të jenë sa më të përgatitur për kërkesat e tregut”, u tha në këtë takim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova