Mungesa e Bordit të Ankesave, procedurat e regjistrimit të bizneseve, tatimi në qira, problemet gjatë inspektimit, lirimi i lëndës së parë dhe ligji për sponsorizim ishin disa nga temat kryesore të diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me drejtorin e përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj.
Kryetari i bordit të OAK, Skënder Krasniqi, theksoi që gjatë takimeve të shumta me bizneset oda ka identifikuar disa nga problemet me të cilat ato po përballen, e që janë në kuadër të ATK-së, andaj rritja e bashkëpunimit reciprok dhe krijimi i një vije komunikuese për zgjidhjen e problemeve të bizneseve është e domosdoshme.
Sipas Krasniqit, çështjet kryesore të ngritura nga bizneset kanë të bëjnë me mungesën e Bordit të Ankesave dhe Gjykatës Ekonomike të cilat po krijojnë vonesa të shumta në procedura, detyrimi që biznesi të paguajë tatim për të tjerët siç është rasti tek qiraja dhe fermerët, i cili edhe pse i specifikuar mirë nga ligjet e ATK-së, bizneset ende po përballen me problem lidhur me pagesën e tij.
Ai gjithashtu shtoi që është e domosdoshme të lirohet edhe lënda e parë e blerë brenda territorit të Kosovës, pasi që kjo po dëmton prodhuesit vendor, kontrollet nga ana e inspektorëve të mos bëhen vetëm në sezonë por edhe jashtë saj dhe se është e nevojshme të bëhet zbatimi i ligjit për sponzorizim.
Nënkryetari i bordit të OAK, Arsim Selmonmusaj, theksoi çështjen e informalitetit, të cilat po bëjnë që bizneset të mos trajtohen të barabarta në treg.
Selmonmusaj gjithashtu shtoi që është i nevojshëm riaktivizimi i arkave fiskale tek bizneset e vogla dhe të mesme.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësues të bizneseve anëtare, të cilët ngritën disa nga problemet me të cilat po përballen, e që kanë të bëjnë me dënimet gjatë kontrolleve nga inspektorët e ATK-së, aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së për shërbime.
Sa i përket bordit të ankesave, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, theksoi që do të rregullohet me draftin e ri të ligjit dhe se është shumë e nevojshme pasi që do të jetë hallkë jashtë ATK-së dhe para Gjykatës Themelore.
Qiraja në qarkullim është e rregulluar shumë qartë me ligj dhe nuk e dëmton biznesin dhe se mbetet të rregullohet në bazë të marrëveshjes që arrin qiramarrësi dhe qiradhënësi, ndërsa lidhur me ligjin për sponsorizim, Myrtezaj theksoi që ekziston një mospërputhje e ligjit të nxjerrë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me atë të ATK-së dhe se ATK-ja vazhdon të punoj me ligjet e saj, pasi që ky ligj në formën si është tani është i pazbatueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri