LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Nëse shfuqizohet masa e kufizimit të lëvizjes, coronavirusi do të jetë kërcënim përsëri

OBSH: Nëse shfuqizohet masa e kufizimit të lëvizjes, coronavirusi do të jetë kërcënim përsëri

Përfundimi i shpejtë i masave të kufizuara të lëvizjes të paraqitura për të frenuar përhapjen e coronavirusit mund të shkaktojë një “kthim fatal” të pandemisë, paralajmëroi drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) të premten.

“Unë e di se disa vende tashmë janë duke u përgatitur të dalin nga izolimi. OBSH, si të gjithë, do të dëshironte të hiqen kufizimet. Por heqja e kufizimeve të parakohshme mund të shkaktojnë një kthim fatal të pandemisë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, transmeton Telegrafi.


“Kthimi i pandemisë mund të ishte po aq vdekjeprurës sa përhapja e tij nëse mungojnë masat e nevojshme”, shtoi ai në një konferencë shtypi virtuale në Gjenevë, selinë e agjencisë së KB.

OBSH po diskuton me vendet e interesuara përgatitjen e një strategjie të daljes graduale dhe të sigurt nga izolimi dhe konsideron se duhet të përmbushen gjashtë kërkesa.

Transmetimi i viruseve duhet të kontrollohet, të sigurohet ndihma shëndetësore publike dhe mjekësia, dhe të minimizohet rreziku në një mjedis të ekspozuar siç janë objektet e kujdesit shëndetësor afatgjatë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori