LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zaev dhe LSDM nuk dinë të menaxhojnë me sektorin energjetik

OBRM-PDUKM: Zaev dhe LSDM nuk dinë të menaxhojnë me sektorin energjetik

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se TEC Manastir dhe SHK ELEM dy vjet presin investime nga qeveria, ndërsa investime nuk ka.

“Për Zaevin më të rëndësishme ishin paratë nga TEC Manastir për ti shpërndarë nëpërmes tenderëve të dyshimta, të cilat i fitojnë kompanitë të lidhura me Vice Zaev, se sa të njëjtat t’i investojnë për proceset e prodhimit”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Nga atje thonë se Zaev kishte dy vjet për të realizuar ndonjë investim në TEC Manastir, por siç deklarojnë, ai nuk e ka bërë një gjë të tillë, sepse investimet kapitale nuk i ka prioritet.

Nga atje shtojnë se Zaev që dy vjet gënjen dhe se nuk ka realizuar asnjë projekt.

“Zaev dhe LSDM nuk dinë të menaxhojnë me sektorin energjetik”, thonë nga OBRM_PDUKM./Telegrafi/