LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Mbeturinat e deponisë së Strugës do të vendosen në Shkup

OBRM-PDUKM: Mbeturinat e deponisë së Strugës do të vendosen në Shkup

Svetllana Kolariq, këshilltare e OBRM-PDUKM-së në Bashkinë e Shkupit sot në konferencë për shtyp tha se po planifikohet që mbeturinat e deponisë së Strugës dhe qyteteve tjera të barten në Shkup, në deponinë “Drislla”.

Ajo shtoi se Bashkia e Shkupit po bëhet deponia kryesore në Maqedoni, në të cilën sipas saj, mbeturinat e deponive të qyteteve tjera është e palejueshme që të barten në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Njëra nga pyetjet është nëse kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, ka dhënë leje ose ka miratuar vendimin që mbeturinat nga deponia e Strugës të barte në deponinë “Drislla” të Shkupi”, tha Kolariq.

Sipas saj, bëhet fjalë për tone mbeturina të cilat do të kenë ndikim katastrofal mbi shëndetin e qytetarëve, të cilët jetojnë në Shkup./Telegrafi/