Partia maqedonase në pushtet, OBRM-PDUKM ka ironizuar me partinë opozitare LSDM, për rezultatin e zgjedhjeve lokale.

OBRM-PDUK pyeti këtë mëngjes se me çfarë do ta krahasojë LSDM dështimin e saj zgjedhor.


"Sot është një ditë e re për Maqedoninë, një ditë kur publiku është duke pritur - me atë që LSDM do ta krahasojë suksesin e saj zgjedhor. Ndoshta me vitin 1993 në Maqedoni, ose me ndonjë vend afrikan dhe përvojat e tyre", thuhet në deklaratë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM duhet të bëhen të vetëdijshëm, të përqendrohen dhe të mbledhin veten, duke shtuar se përpjekjet e tyre për të paraqitur bëmat historike janë rezultat i halucinacioneve dhe një gjendjeje specifike psikologjike.