OBRM-PDUKM dhe LSDM i reagojnë Gashit: Kuvendi nuk është vend i ceremonive fetare

Për ngjarjen e organizuar në Kuvend, për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, ku kryeparlamentari Afrim Gashi bëri dua kanë reaguar nga OBRM-PDUKM-ja dhe LSDM.
Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se i respektojnë të gjitha fetë dhe ritet fetare, por shtojnë se Kuvendi nuk është dhe nuk guxon të jetë vend për organizimin e ceremonive fetare, pasi që siç shtojnë Maqedonia me Kushtetutë është përcaktuar qartë si shtet laik.
“Ne i respektojmë të gjitha fetë dhe ritet fetare. Por, duam të theksojmë se Kuvendi nuk është dhe nuk guxon të jetë vend për organizimin e ndonjë ceremonie fetare, sepse Maqedonia me Kushtetutë është e përcaktuar qartë si shtet laik. Tek ne nuk ka vend për ritualet fetare në institucionet shtetërore dhe as shteti nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën e bashkësive fetare. Në lidhje me ngjarjen e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, ku njëri nga pjesëmarrësit abuzoi me ftesën dhe organizoi një lutje islame në këtë institucion shtetëror, shprehim dënimin më të ashpër. Me këtë procedurë nuk bëhet asnjë respekt për viktimat e Srebrenicës, por përkundrazi, kjo paraqet keqpërdorim të rëndë të kësaj tragjedie për të fituar pikë politike. Tragjedia e Srebrenicës duhet të jetë një kujtesë e rëndësisë së paqes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, jo një rast për konflikte dhe ndarje të panevojshme”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.
Ndërkaq, për këtë ka reaguar edhe opozitarja LSDM. Thonë se ritet fetare nuk kanë vend në Kuvendin e RMV-së. Nga atje u bëjnë thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë dhe për këtë rast të ketë përgjegjësi.
“Ritet fetare nuk kanë vend në Kuvendin e Maqedonisë dhe në asnjë institucion shtetëror. Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, përndryshe partner koalicioni i OBRM-PDUKM-së, me këtë hap shkeli laicitetin e shtetit, është mosrespektim i Kushtetutës. LSDM u bën thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë dhe të ketë përgjegjësi për këtë rast”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit