Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka parë nga afër punimet të cilat janë duke u zhvilluar në hapësirat shkollore në Sllatinë të Poshtme dhe atë të Epërme.

Në hapësirat e shkollës së fshatit Sllatinë e Poshtme, aktualisht është është duke u rregulluar oborri i shkollës dhe janë duke u mbjellë drunjë dekorativ.


Haliti, ka vizituar gjithashtu edhe punimet të cilat janë në proces e sipër në shkollën “Nijazi Rexhepi” në fshatin Sllatinë të Epërme, ku pos rivitalizimit po ndërtohet edhe palestra sportive shkollore.

Gjithashtu në këtë shkollë po ndërtohet edhe palestra sportive shkollore.

Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë, po punon në krijimin e kushteve më të mira për mësim për nxënësit dhe mësimdhënësit jo vetëm për mësim por edhe për aktivitetet sportive.

Përndryshe në kuadër të FKEE-së, komuna bën të ditur se punime të ngjashme po realizohen edhe në shkolla të tjera dhe objekte publike komunale. /Telegrafi/