LAJMI I FUNDIT:

O çapkënë të gjorë…

O çapkënë të gjorë…

Nga: Friedrich Nietzsche (pjesë nga “Agu i mëngjesit”)
Përkthyesi: Taulant Hatia

Oh, ju qyqarë që jetoni në qytetet e mëdha të politikës botërore, njerëz të rinj shumë të zgjuar, të martirizuar nga ambicia. Ju kujtoni se keni për detyrë të thoni fjalën tuaj lidhur me çdo ngjarje ( sepse ndodh gjithmonë diçka).

Ju besoni se ngaqë po bëni kështu pluhur dhe zhurmë, jeni ju karroca e historisë. Ju dëgjoni gjithnjë dhe prisni pa pushim çastin kur mund të hidhni fjalën tuaj në publik dhe humbisni kështu të gjithë prodhimtarinë tuaj të vërtetë.

Cilado qoftë dëshira juaj për vepra të mëdha,  heshtja e thellë e inkubacionit nuk vjen deri tek ju.

Ngjarja e ditës ju gjuan, ndërkohë që ju kujtoni se po gjuani ngjarjen; o çapkënë të gjorë!

Kur dëshiron të jesh një hero në skenë, nuk duhet të mendosh për të luajtur në kor, madje as duhet ta dish si luhet në kor.