Pas pushimeve dimërore njëmujore, rreth 255 mijë nxënës në Maqedoninë e Veriut sot kthehen në shkollë për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2021/2022.
Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe vlerësimit se vendi është në valë të infeksionit nga COVID-19, mësimet nuk kanë nisur më 20 janar siç ishte planifikuar, por është shtyrë për dhjetë ditë me rekomandim të Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave dhe vendim të Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përkundër fillimit të vonuar, viti shkollor 2021/2022 do të përfundojë në afatin e rregullt – 10 qershor 2022 dhe për këtë Qeveria në një seancë tashmë ka përcaktuar numrin e ditëve mësimore në rrethana emergjente. Në të gjitha shkollat (fillore dhe të mesme) janë përcaktuar 172 ditë mësimi, me përjashtim të gjimnazistëve të vitit të fundit për të cilët janë përcaktuar 158 për shkak të detyrimeve për maturën shtetërore dhe dhënies së dy provimeve eksterne të planifikuara në datat 4 dhe 13 qershor.
Qëndrimi i autoriteteve shëndetësore dhe arsimore është që viti shkollor, si në gjysmëvjetorin e parë, të vazhdojë me prezencë fizike, me aplikimin e protokolleve shëndetësore, ndërsa më tej nuk përjashtohen skenari i kombinuar – mësim online dhe mësim me ndërrime.
Ambasada e Parë e Fëmijëve “Megjashi”, Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe partia opozitare OBRM-PDUKM kërkuan këto ditë nga Qeveria që ta rishqyrtojë vendimin dhe të vazhdojë mësimin online, sepse shifrat e të infektuarve të rinj me COVID-19 janë të larta, riinfeksionet janë të shpeshta për shkak të përhapjes së shpejtë të llojit omicron.
Sipas ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, vendimi është marrë pasi është vlerësuar se situata epidemiologjike mundëson mësimdhënie me prezencë fizike.
“Sipas të dhënave tona, për momentin nuk ka nevojë për mësim online. Situata epidemiologjike ndryshon çdo javë, dhe bazuar në ato të dhëna, ne marrim vendimet”, tha Sali të premten kur njoftoi skrining të rastësishëm te studentëve, si masë parandaluese.
Ai dje bëri të ditur se Komisioni për Sëmundjet Infektive sot në mbledhje do të vendosë se si dhe kur do të realizohet skriningu nëpër shkolla./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës