LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 6° fair_day

Nxënësit e Komunës së Gjilanit përkujtojnë Masakrën e Reçakut në orën e parë të mësimit

Nxënësit e Komunës së Gjilanit përkujtojnë Masakrën e Reçakut në orën e parë të mësimit
Fotografi ilustruese

Me rastin e përkujtimit të Masakrës së Reçakut, është marrë vendim që ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës t’i kushtohet kësaj dite.

Shkollat në Komunën e Gjilanit e kanë respektuar këtë vendim, duke iu ligjëruar nxënësve mbi historikun dhe rëndësinë e kësaj ngjarjeje tragjike.

“Asnjëherë nuk duhet të harrojmë sakrificën e dëshmorëve të rënë më 15 janar 1999, të mëdhenj e të vegjël. Falë tyre, sot gëzojmë lirinë dhe rrisim fëmijë të shëndoshë në Republikën tonë demokratike. Për këtë arsye, ju bëjmë thirrje të gjitha shkollave në komunat tuaja që orën e parë të mësimit, më 15 janar 2025, t’ia kushtojnë kësaj dite”, thuhet në thirrjen e Ministrisë së Arsimit drejtuar drejtorive komunale të arsimit.


Masakra e Reçakut, e cila ndodhi më 15 janar 1999, shënon një nga ngjarjet më tragjike në historinë e Kosovës, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Për të nderuar viktimat dhe për të edukuar brezat e rinj mbi rëndësinë e kësaj ngjarjeje, çdo vit organizohen aktivitete përkujtimore, përfshirë homazhe, akademi përkujtimore dhe ligjërata në shkolla. Këto aktivitete synojnë të ruajnë gjallë kujtesën kolektive dhe të sigurojnë që sakrificat e së kaluarës të mos harrohen kurrë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Kalo në kategori