LAJMI I FUNDIT:

Nxënësi i klasës së katërt dërgoi në shkollë një vizatim, kur e panë mësuesit menjëherë i telefonuan policisë (Foto)

Nxënësi i klasës së katërt dërgoi në shkollë një vizatim, kur e panë mësuesit menjëherë i telefonuan policisë (Foto)

Policia e Floridës ka arrestuar Robert Paul Alexandar Edwards 33-vjeç, kur u zbulua një vizatim rrëqethës në fletoren e detyrave të shtëpisë të një nxënësi të klasës së katërt, shkruan Miami Hereald.

Në këtë vizatim mund të shihen të shtënat masive në shkollën që është përfshirë nga zjarri, derisa njerëzit që ikin qëllohen me revole nga një burrë, transmeton Telegrafi.


Dy persona janë vizatuar duke qëndruar të shtrirë të mbuluar në gjak. Kurse në këtë fletë ku është vizatuar, figurojnë edhe disa fjalë “piu, piu, piu” dhe “aaaa dhe po digjet”.

Kur mësuesit panë vizatimin menjëherë kontaktuan me policinë, të cilët me shpejtësi të madhe u shfaqen në vendin e ngjarjes dhe arrestuan Edwardsin, autorin e vizatimit rrëqethës. Ai është arrestua dhe akuzua për kërcënimet e shkruara, me të cilat paralajmëronte se do të kryej vrasje apo të lëndoj njerëz.

Megjithatë, nuk dihet se si Edwards është lidhur me nxënësin që kishte dërguar në shkollë këtë vizatim, edhe pse ka pranuar se ishte i bindur se vogëlushi do ta dërgonte në vendin e duhur vizatimin.

“Vendi jonë është goditur shumë herë nga tragjedi të tmerrshme nëpër shkolla. Për këtë arsye, situatat e tilla i trajtojmë me seriozitet”, ka deklaruar sherifi Mike Harrison në një prononcim për media.

Harrison ka pranuar se menjëherë kishin marrë në pyetje Edwardsin, kurse hetuesit megjithatë nuk besojnë se Edwards kishte pasur synim të kryej skenarin e vizatimit edhe pse vrasjet masive në shkolla dhe kisha nëpër SHBA ndodhin shpesh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori