Java që po mbyllet u karakterizua me ditë super të nxehta të verës, por edhe me protesta.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), protestuan në Prishtinë kundër miratimit të Ligjit për pagën minimale, në të cilin nuk janë përfshirë kategoritë e dala nga lufta.


Veteranet e UCK se dhe opozita protestojne kunder qeverise foto Ridvan Slivova 51 Protesta e Veteranëve /Foto: Ridvan Slivova/

Veteranet e UCK se dhe opozita protestojne kunder qeverise foto Ridvan Slivova 13

Protesta e Veteranëve /Foto: Ridvan Slivova/

Pas protestave të veteranëve, presidentja e vendit Vjosa Osmani priti në takim përfaqësuesit e OVL e UÇK-së.

Vjosa Osmani takohet me perfaqesuesit e OVL te UCK se foto Ridvan Slivova 4 Përfaqësuesit e OVL e UÇK-së gjatë takimit me presidenten, Vjosa Osmani /Foto: Rdivan Slivova/

Pos protestave të veteranëve këtë javë u protestua edhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, saktësisht kundër pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga Serbia.

Partia e Ballit Kombetare Demokrate Shqiptare proteston kunder Serbise per te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves foto Ridvan Slivova 9

Protesta për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës /Foto: Ridvan Slivova/

Partia e Ballit Kombetare Demokrate Shqiptare proteston kunder Serbise per te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves foto Ridvan Slivova 12 Protesta për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës /Foto: Ridvan Slivova/

Kjo javë në Kosovë u shënua me temperatura përvëluese. Fotoreporteri Ridvan Slivova ka kapur disa nga momentet e qytetarëve që kërkonin të freskoheshin me ujë në sheshet e Prishtinës.

te nxehtit vapa ne Prishtine foto Ridvan Slivova 1 Vala e të nxehtit mbërthen Kosovën /Foto: Ridvan Slivova/

te nxehtit vapa ne Prishtine foto Ridvan Slivova 11

Vala e të nxehtit mbërthen Kosovën /Foto: Ridvan Slivova/