Sipas informacioneve të ushtrisë vitin e kaluar 115 ushtarë amerikanë i dhanë fund jetës, rreth 1.000 të tjerë kanë tentuar vetëvrasjen.

43 për qind e ushtarëve që kanë kryer vetëvrasje e kanë ndërmarrë këtë hap pas misioneve në Irak apo Afganistan. Tendenca ka vazhduar edhe gjatë këtij viti, thuhet më tej në raportin e ushtrisë.

Përfaqësues të lartë të forcave të armatosura amerikane kanë pranuar se misionet e gjata dhe të shpeshta luftarake janë shkaku kryesor për stresin në jetën e ushtarëve. Megjithatë nuk është konstatuar një lidhje e drejtpërdrejt mes numrit të vetëvrasjeve dhe shtimit të misioneve.

Kandidati demokrat për president në SHBA Barack Obama e quajti numrin e vetëvrasjeve një kujtim tragjik për çmimin e tmerrshëm dhe të vazhdueshëm të luftës së Irakut./DW/