Në komunën e Pejës janë numëruar 100 % e votave apo 138 vendvotime sa kanë qenë në këtë komunë.

Në këtë komunë ka fituar Lidhja Demokratike e Kosovës me 32.32%, apo 14 mijë e 180 qytetarë i kanë dhënë votën LDK-së.


Koalicioni AAK-PSD renditet i dyti duke me 26.74%, apo 11 mijë e 733 vota.

Në vendin e tretë renditet Lëvizja Vetëvendosje me 21.57%, apo 9 mijë e 465 vota.

Kurse Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 10.06%, apo 4 mijë e 416 qytetarë e kanë votuar këtë subjekt. Ndërkaq koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë 1.49% apo 652 vota./Telegrafi/

71693257 520972602072971 1349494753221148672 n