Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave (balotazhin) për zgjedhjet lokale në komunën e Fushë Kosovës.

Të gjitha 59 vendvotimet janë përpunuar, me gjithsej 19,247 vota të numëruara nga 51,110 të vlefshme, që përbën 37,66% të totalit.


Në garën për kryetar të komunës, kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Valon Prebreza, ka fituar me 10,583 vota ose 54,99%, ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK, Besnik Osmani, ka marrë 8,664 vota ose 45,01%.

Rezultatet e përfunduara e vendosin Prebrezën në krye të komunës për mandatin e ardhshëm.

Rezultatet e fundit sipas KQZ-së, pas numërimit të mbi 53 për qind të votave

Në komunën e Fushë Kosovës, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Valon Prebreza, po kryeson ndaj kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, sipas rezultateve më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Deri në orën 20:14, janë përpunuar 15,606 vota, që përbëjnë 30.53 për qind të totalit prej 51,110 votash në këtë komunë.

Nga këto, Valon Prebreza ka marrë 8,575 vota ose 54.95 për qind, ndërsa Besnik Osmani ka siguruar 7,031 vota ose 45.05 për qind.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani janë procesuar 48 nga gjithsej 59 vendvotime, që përbën 81.36 për qind të tyre.