Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, janë numëruar 89 nga gjithsej 187 kuti të votimit (47.34%) që i përkasin votuesve nga komuna të ndryshme.


Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 51.34% të votave të numëruara deri më tani, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 29.74%, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 8.12% dhe AAK – Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët me 4.15%.

Në 11 komuna me shumicë shqiptare, si dhe në komunat me shumicë minoritare, numërimi tashmë ka përfunduar, ndërsa aktualisht po numërohen votat për komunat Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog.

Rezultatet në komunat ku ka përfunduar numërimi:
LVV ka dalë e para në 8 komuna,
LDK në 2 komuna,
PDK në 1 komunë.

Rezultatet sipas komunave

Deçan LDK – 42.93%
LVV – 37.88%
AAK – 15.70%
PDK – 2.21%

Gjakovë LVV – 46.75%
LDK – 31.76%
AAK – 8.90%
IRDK – 4.22%
PDK – 3.97%

Drenas PDK – 39.11%
LDK – 31.94%
LVV – 26.54%
PLE – 1.21%
AAK – 0.74%

Dragash LVV – 33.16%
SDU – 25.03%
LDK – 20.36%
NDS – 6.85%
PDK – 6.72%

Kaçanik LVV – 63.36%
LDK – 26.43%
PDK – 8.55%
AAK – 0.78%

Klinë LDK – 36.44%
LVV – 34.64%
PDK – 12.53%
AAK – 10.86%

Kamenicë LVV – 70.20%
LDK – 18.51%
PDK – 7.03%
AAK – 2.57%

Mitrovicë LVV – 61.35%
LDK – 24.81%
PDK – 11.80%

Novobërdë LVV – 67.62%
LDK – 25.71%
PDK – 6.67%

Obiliq LVV – 59.87%
LDK – 33.00%
PDK – 3.15%

Hani i Elezit LVV – 58.96%
LDK – 26.12%
PDK – 14.18%

Procesi i numërimit po vijon, dhe rezultatet e reja do të pasqyrohen në platformën rezultatet2025.net./Telegrafi/