Colin Stevenson nga Linkolnshire i Anglisë, ka qenë duke  shëtitur qenin, kur e ka parë një furgon të mbuluar me mbishkrime që flasin për tradhti.

Pronari duket se nuk ka qenë besnik ndaj partneres dhe ajo i është hakmarr duke ia dëmtuar me sprej makinën, transmeton Telegrafi.


Nuk u tregua besnik ndaj partneres e peson keq furgoni tij foto 2 Furgoni me mbishkrime

Tradhtar, gënjeshtar, dështak dhe disa fjalë të ndyra që janë censuruar, janë disa prej sharjeve që ia bëri ajo ish-të dashurit.

Duket se ky Ford Transit ka qenë shumë i vlefshëm për të, e tani duhet punë për ta kthyer në gjendjen e mëparshme. /Telegrafi/