Christian Pulisic nuk është duke luajtur shumë me Chelsean që nga ardhja e trajnerit të ri, Thomas Tuchel.

Sulmuesi amerikan nuk po përshtatet në skemat e trajnerit gjerman i cili luan pa sulmues anësorë.


Amerikani po e sheh vetën në bankën rezervë që disa javë dhe kjo situatë nuk po i pëlqen fare, edhe pse shihet si yll i madh tek londinezët.

E ardhmja e Pulisic mund të jetë përsëri në Gjermani, ku kaloi katër vite tek gjiganti Borussia Dortmund.

sipa 32036869

Është kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich që po interesohet për transferimin e sulmuesit anësorë.

Mediat gjermane kanë raportuar se Bayern po e monitoron situatën e amerikanit dhe në verë mund të dalë me një ofertë zyrtare në drejtim të tij.

vod pl pstwk24recappulisicconcern 210217

Chelsea kishte shpenzuar 64 milionë euro për transferimin e lojtarit, por në rast se vazhdon situata e njëjtë e tij në klub, atëherë Pulisic mund të largohet.

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/

telegrafi sport app