Futbollisti belg, Michy Batshuayi, ka përfunduar në gjykatë, pasi ka dështuar t’i paguajë obligimet për mirëqenien e vajzës së tij dyvjecare.
Lojtari që përfiton 100.000 funte në javë te Chelsea duhej t’ia paguante një shumë të caktuar ish-të dashurës së tij, Gitte Van Der Elst, e cila e ka kujdestarinë e vajzës.
Mirëpo, 26-vjeçari është akuzuar se ka dështuar të paguajë dy prej pagesave mujore prej nga 2.067 funte (2.421 euro), si dhe është vonuar edhe për disa të tjera.

Gitte, e cila është po ashtu 26 vjeçare, është paraqitur për një seancë dëgjimorë javën e kaluar në një gjykatë në Mechelen të Belgjikës, ku e ka shpalosur rastin dhe e ka ngritur padinë.
Gjykata belge dështimin e dy pagesave për mirëmbajtjen e fëmijës mund ta konsiderojë si “braktisje të familjes” që dënohet me burg prej gjashtë muajsh dhe gjobë me para.
Avokati i Batshuayit ka thënë se pagesat tashmë janë bërë dhe i ka fajësuar përfaqësuesit e lojtarit për kontributet e dështuara.
Sulmuesi i Chelseat, i cili e ka një vajzë tjetër trevjeçare nga një lidhje tjetër, në fillim kishte mohuar se është babai i vajzës së Gitte. Mirëpo, një gjykatë tjetër kishte vendosur se ai duhej ta mirëmbante vajzën duke paguar shuma mujore prej 2.421 eurosh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Fifi dhe Luiz Ejlli vijnë me "Ama Ama"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës