LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ndjehet mirë”: Vuçiq do t’iu drejtohet serbëve në 48 orët e ardhshme

“Nuk ndjehet mirë”: Vuçiq do t’iu drejtohet serbëve në 48 orët e ardhshme

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali dhe presidenti i Dhomës së Tregtisë Serbe, Marko Cadez kanë treguar sot masat e fundit që do të marrin për të shpëtuar ekonominë në Serbi, e cila është goditur nga epidemia e coronavirusit.

Sipas medieve serbe, në fjalën e tij, Mali tha se masat duhej të ishin paraqitur nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, por se ai aktualisht nuk po ndihet mirë.

“Ky program është dashur të prezantohet nga Presidenti Vuçiq, por ai nuk po ndjehet mirë dhe do t’i drejtohet publikut në 48 orët e ardhshme”, citohet të ketë thënë Sinisha Mali.


Autoritetet raportojnë vdekje të tjera nga coronavirusi, thonë se është "dita më e rëndë në Serbi"
Lexo po ashtu Autoritetet raportojnë vdekje të tjera nga coronavirusi, thonë se është "dita më e rëndë në Serbi"

Po sipas mediave serbe, ministri serb i Financave ka falënderuar presidentin serb për siç ka thënë “vizionet e Vuçiqit nga viti 2014 që lehtësuan ndjeshëm pozicionin e Qeverisë në situatën aktuale”.

“Shumë faleminderit Vuçiqit i cili nuk është këtu me ne për arsye shëndetësore…”, ka thënë ndër tjerash Mali.

Megjithatë, ministri serb nuk ka dhënë detaje tjera në lidhje me shëndetin e presidentit Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Kalo në kategori