FC Nurenberg është në kërkim të përforcimeve për sezonin e ardhshëm në Bundesliga 2 dhe, sipas raportimeve të BILD, klubi shënjestruar talentin e ri të Bayern Munich, Arijon Ibrahimovic.

Bëhet fjalë për një huazim të mundshëm të 19-vjeçarit, pa opsion blerjeje përfundimtare, ndërsa një pjesë e pagës pritet të mbulohet nga kampionët rekord të Gjermanisë.


Ibrahimovic ka lidhje të forta me Nurenbergun, pasi është lindur në këtë qytet dhe ka qenë pjesë e akademisë së FCN nga viti 2014 deri në 2018.

Një tjetër element që mund të ndikojë në transferimin e tij është marrëdhënia me trajnerin aktual të Nurenbergut, Miroslav Klose, me të cilin ka punuar më parë në ekipin U17 të Bayern Munich.

Ibrahimović nuk arriti të bindë gjatë huazimit të tij te Lazio në Serie A, ku luajti vetëm 19 minuta.

Me kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 te Bayern Munich, ai po kërkon me ngulm një ambient ku mund të rifitojë formën dhe besimin.

Përveç Nurenbergut, interes për huazimin e tij kanë shfaqur edhe klube të tjera, çka mund të çojë në një konkurrencë të ngushtë për shërbimet e sulmuesit anësor. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app