“Nuk mund të hesht, sigurisht që jam i mërzitur”, Neymar shpërthen pas lënies jashtë ekipit kombëtar

Sulmuesi brazilian, Neymar nuk u ftua në grumbullimin e ekipit kombëtar brazilian për ndeshjet miqësore kundër Francës dhe Kroacisë në fund të marsit, dhe ylli i Santos shprehu keqardhjen e tij që trajneri Carlo Ancelotti nuk e përfshiu atë.
Megjithatë, Neymar tha se mbetet plotësisht i përqendruar në performancën e tij për të siguruar një vend për Kupën e Botës 2026.
“Kjo nuk mund të kalojë pa u vënë re. Nuk mund të hesht. Sigurisht që jam i mërzitur dhe i trishtuar që nuk u ftova. Megjithatë, fokusi mbetet, ditë pas dite, stërvitje pas stërvitjeje, ndeshje pas ndeshjeje”.
“Ne mbetemi të përqendruar. Do ta arrijmë qëllimin tonë. Ende kemi listën përfundimtare përpara", ka thënë Neymar për mediumin Globo.
Neymar se diz "chateado e triste" por ausência em lista da Seleção, mas avisa: "Foco continua"
📸 Divulgação/Kings Leaguehttps://t.co/aRcoyeaf4t
— ge (@geglobo) March 16, 2026
Braziliani i famshëm tani ka vetëm një shans tjetër për t’u thirrur në ekipin kombëtar para fillimit të Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara, kur Ancelotti të shpallë listën përfundimtare më 19 maj.
Deri atëherë, ai do të ketë luajtur dhjetë ndeshje për Santosin në kampionat, dy në Kupën e Brazilit dhe katër në Copa Sudamericana.
Mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë fizikisht i gatshëm për të gjitha këto sfida dhe nëse do të jetë në gjendje ta bindë trajnerin se më në fund ka arritur kulmin e formës së tij, që është kushti kryesor i Ancelottit. /Telegrafi/





















































