“Nuk mund të besoj se çfarë po shikoj”- kështu reagoi bota e futbollit pasi Trump u zgjodh president (Foto/Video)

“Mirëdita fëmijë të apokalipsit. Në rast se nuk keni dëgjuar, Donald Trump është zgjedhur presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuar të Amerikës”, kështu fillon shkrimi përmbledhës i 90min.com.
Por, faqja angleze e lartpërmendur nuk ishte e vemja e inatosur me zgjedhjen e amerikanëve për president.
Shumë lojtarë, njerëz të futbollit dhe tifozë reaguan ashpër në rrjetet sociale pas zgjedhjet së Trump, transmeton Telegrafi.
Disa nga reagimit mund t’i shikoni më poshtë:
“Nuk po besoj se çfarë po shikojë. Kjo është turpëruese”, ka shkuar Jan Vertonghen (Mbrojtësi i Tottenahmi).
‘Do doja të flisja me dikë që më të vërtetë është pro Trumpit, të shikoja se çfarë po ndodhë në kokat e tyre, nuk po arrij ta gjejë”, edhe një herë belgu Vertonghen.
“Ëndrra ime për MLS ka përfunduar?”, ka shkruar mesfushori i Bayerit, Javi Martinez.
“Çfarë dreqi ka ndodhur, le t’i vendosim të gjithë idiotët në krye dhe të shohim pastaj se çfarë do të ndodh”, ka shkruar kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany.
“Presidenti Trump. Vetëm në Amerikë”, ka shkruar futbollisti problematik anglez, Joseph Barton.
“Jetojmë në kohë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Gary Linker.
“Jam tejet i intriguar të shoh se kush do të jetë presidenti i ardhshëm! Do të zbres nga gardhi dhe do të them se Trump do të fitojë, edhe pse do të kisha votuar për Hillary Clinton”, ka shkruar Sean St Ledge, bashkëlojtar i Shkëlzen Gashit te Colorado Rapids.
E mbani mend rrëshqitjen e famshme të Steven Gerrard ndaj Chelseat? Ajo është rikthyer në skenë.
Ja kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Amerikës:
https://twitter.com/BigSportGB/status/796259533874204673?ref_src=twsrc%5Etfw
LAJMI I FUNDIT: Arsenali ka përfunduar në vendin e katër në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
https://twitter.com/Footy_Community/status/796265964241321984?ref_src=twsrc%5Etfw









































