Nuk mund ta besoni se sa paguhet berberi i presidentit francez (Foto)

Berberi i presidentit francez Francois Hollande fiton një pagë bruto prej 9,895 euro në muaj, sipas një raporti në frëngjisht të javores Le Canard Enchaîné, të botuar të mërkurën.
Berberi, i quajtur nga gazeta si Olivier B., ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me shefin e shtabit të Hollande në maj të vitit 2012, raporton AFP, duke cituar Le Canard, përcjell Telegrafi.
E gjatë rrjedhës së mandatit të presidentit, që përfundon vitin e ardhshëm, berberi do të ketë marrë një pagë bruto prej më shumë se 590,000 eurosh.
Sipas Le Canard, berberi i presidentit francez rregullisht ndjek Hollande gjatë udhëtimeve të tij.
"Zotëri B. angazhohet në ruajtjen e sekreteve, gjatë dhe pas përfundimit të kontratës së tij, në punën që ka bërë dhe informacionet në të cilat ai ka pasur qasje", thuhet në kontratë, sipas Le Canard. /Telegrafi/







































