LAJMI I FUNDIT:

Nuk mbajti kuvendin zgjedhor, KQZ-ja pezullon PREBK-në

Nuk mbajti kuvendin zgjedhor, KQZ-ja pezullon PREBK-në

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) sot mori vendim për pezullimin e partisë politike Partia Rome e Bashkuara e Kosovës (PREBK), meqë kjo e fundit nuk ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor sipas afatit ligjor. Afati i fundit për mbajtjen e kuvendit zgjedhor nga kjo parti ka qenë data 6 janar 2024.

Ndërkaq, sipas vendimit të KQZ-së, PREBK obligohet që ta mbajë kuvendin e saj zgjedhor në një afat shtesë prej 45 ditësh dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ merr vendim për ç’regjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë.


Drejtori i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të partive politike në KQZ, Besnik Buzhala tha se para disa ditësh zyra ka dërguar një rekomandim për pezullimin e partisë politike Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), për shkak se kjo e fundit nuk e ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor të paraparë me 6 janar 2024.

“Para disa ditësh zyra e ka dërguar një rekomandim për pezullimin e partisë politike Partisë Rome e Bashkuar e Kosovës me akronimin PREBK. Sipas paragrafit 10 të nenin 13 për zgjedhjet e përgjithshme partia e regjistruar politike obligohet që kuvendin zgjedhor ta mbajë 6 muaj nga data e regjistrimit të partisë dhe së paku çdo 48 muaj. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës me akronimin PREBK është e regjistruar në Komisionin Zgjedhor të Zgjedhjeve me datën 19 korrik 2001 dhe ka qenë e obliguar që Kuvendin zgjedhor të radhës ta mbajë me datën 6 janar 2024 dhe deri më këtë datë zyra nuk ka pranuar ndonjë njoftim, kërkesë ose njoftim për shtyrje të kuvendit. Andaj sipas ligjit dhe rregullores numër 1/ 2023 zyra i rekomandon KQZ-së që ta pezullojë partinë politike Partia Rome e Bashkuar e Kosovës”, tha Buzhala.

Ndërkaq, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi ani pse votoi pro pezullimit të kësaj partie, tha se po bëjnë veprime diskriminuese. Ai shtoi se me këto vendime për pezullimin e partive politike, për mos mbajtjen e kuvendeve zgjedhore, po bëhet shkelje e pa lejueshme.

“Ky është rasti i tretë apo i katërt i partive politike që pezullohen sipas rregullores dhe ligjit. Ne vazhdimisht jemi duke e bërë një veprim diskriminues sepse një rast e kemi pasur të një partie me të njëjtat kushte dhe të njëjtat rrethana dhe nuk e kemi pezulluar. Dua ta theksoj se ne vazhdimisht jemi duke bërë për një shkelje që është e pa lejueshme, një diskriminim në rrethana të njëjta për situata të ndryshme”, tha Kurteshi.

Ndërsa, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi potencoi se me 10 vota pro, KQZ-ja merr vendim për pezullimin e Partisë Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), derisa shtoi se e njëjta obligohet që brenda 45 ditëve ta mbajë konventën apo kuvendin e saj nga dita e sotme.

“Me 10 vota për miratohet rekomandimi, ashtu që pezullohet Partia Rome e Bashkuar e Kosovës. E njëjta obligohet që brenda 45 ditëve ta mbajë konventën apo kuvendin e saj nga dita e sotme”, potencoi Radoniqi.

Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë kuvendin zgjedhore brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partive dhe pastaj së paku çdo 48 muaj. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori