LAJMI I FUNDIT:

Nuk lë anash familjen – Dua Lipa shoqërohet nga i ati Dukagjini në Grammy Awards

Nuk lë anash familjen – Dua Lipa shoqërohet nga i ati Dukagjini në Grammy Awards

Dua Lipa mbërriti në tapetin e kuq të çmimeve Grammy 2024 me babanë e saj, Dukagjin Lipën.

Të dielën më 4 shkurt, ylli i “Barbie”, 28 vjeçe, kaloi në tapetin e kuq jashtë Crypto.com Arena në Los Angeles, Kaliforni, me një fustan metali me mëngë të gjata nga Courreges.

Ajo kompletoi pamjen e argjendtë me një gjerdan të Tiffany & Co dhe byzylyk që kombinoheshin.


Foto: Getty Images

Lipa u shoqërua në tapet me të atin, tashmë të famshëm, i cili iu bashkua asaj për natën e madhe.

Dua Lipa bën bujë me performancën në Grammy Awards - prezanton këngën e albumit të ri "Training Season"
Lexo po ashtu Dua Lipa bën bujë me performancën në Grammy Awards - prezanton këngën e albumit të ri "Training Season"

Këngëtarja u nominua për dy çmime në ceremoninë vjetore: ‘Kënga më e mirë e shkruar për mediet vizuale’ dhe ‘kënga e vitit për’ “Dance the Night” nga filmi “Barbie”.

Foto: Getty Images

Për këtë rast, babai i Lipës zgjodhi një kostum klasik të zi me një papion të zi.

Në fotot nga tapeti i kuq, babë e bijë mund të shihen duke pozuar së bashku përpara shfaqjes së çmimeve.

Në rrjetet sociale, vendimi i Dua Lipës për të sjellë si shoqërues babanë e saj u prit me lëvdata nga fansat, ku shumë e vlerësuan momentin e ëmbël të tapetit të kuq.

Të tjerë u interesuan më shumë për babanë e Lipës, ndërsa disa pyesnin nëse ai është beqar.

“Dua Lipa dhe babai më i mirë në botë”, shkroi një person me shaka në Twitter.

Ylli me origjinë shqiptare nuk arriti të rrëmbejë asnjërin nga çmimet ku ishte nominuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Qëlloi me vezë Vserlon dhe Olën, Vëllai i Madh i jep një tjetër dënim Gjestit përveç televotimit

Qëlloi me vezë Vserlon dhe Olën, Vëllai i Madh i jep një tjetër dënim Gjestit përveç televotimit

Magazina
Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Magazina
Amber bën bujë me deklaratën e saj për Laertin: Ai ka pasur eksperiencë me një shoqen time transgjinore

Amber bën bujë me deklaratën e saj për Laertin: Ai ka pasur eksperiencë me një shoqen time transgjinore

Magazina
Ia përmend sërish prindërit, agravon situata mes Gertës dhe Rozanës - kjo e fundit largohet nga tavolina duke qarë e hedhur gjësende

Ia përmend sërish prindërit, agravon situata mes Gertës dhe Rozanës - kjo e fundit largohet nga tavolina duke qarë e hedhur gjësende

Magazina
Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Magazina
Kalo në kategori