LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 5° partlycloudy_night

“Mangani nuk largohet me vluarje të ujit”, Mjeku: Uji nga Liqeni i Badocit ende i papijshëm

“Mangani nuk largohet me vluarje të ujit”, Mjeku: Uji nga Liqeni i Badocit ende i papijshëm

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka njoftuar se aktualisht po vazhdon të jetë niveli i lartë i manganit në ujin e Liqenit të Badocit.

Mjeku tha se të gjitha lagjet dhe vendet e kryeqytetit që furnizohen nga Liqeni i Badocit të mos e konsumojnë ujin në ujësjellës për shkak të vlerave të larta të manganit në të.

Ajo rekomandoi që qytetarët të mos e vlojnë ujin sepse nuk largohet sasia e manganit me vluarje të saj.


“Po vazhdon që Liqenin e Badocit sikur në ujin e patrajtuar dhe të trajtuar vazhdon të jetë sasia e manganit e lartë. Ende uji i papijshëm. 0.08g miligram për litër e kemi sasinë e manganit në sasinë e ujit të patrajtuar. Ndërsa tek uji i trajtuar ka 0.03 miligram për litër. Shumë shpejt do të eliminohet kjo. Jemi duke pastruar dhe shpërlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në mënyrë që të mos mbetet sasi e manganit në grupacione primare dhe sekondare”, tha Mjeku për RTV Dukagjini.

“Rekomandimi tjetër është nga IKSHPK-ja që ne të furnizojmë me uji për pije dhe përgatitje të ushqimit përmes autobotëve, duke filluar nga Badoci i ri, Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Lagjja e Spitalit, Rruga B, Lagja Bregu i Diellit, Muharrem Fejza. Uji mbetet i papijshëm. Dukuri termike, ndodh kur ditët janë të nxehta e netët e ftohta. Diçka kimike. Ujin nuk duhet të vlojnë sepse nuk e largojnë manganin nga uji, por duhet të marrin nga autobotët. Do të marrim masa të tjera që herave të tjera të mos kemi probleme të tilla”, vijoi Mjeku. /Dukagjini/

Në trend

Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Magazina
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Kalo në kategori