Shortet në botën e futbollit shpesh, si të justifikuara ashtu edhe të pajustifikuara, janë cak i kritikave dhe thashethemeve se janë të manipuluara, por ajo që ndodhi këtë javë në Rumani është vërtet e vështirë të justifikohet.

Shorti i çifteve të Kupës së Futbollit të Rumanisë ka shkaktuar akuza se ishte tërësisht i manipuluar, dhe si mund të mos ishte nëse shikon se çfarë ndodhi saktësisht.


Autori i skandalit është Gabriel Bodescu, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Rumanisë. Videoja e tregon atë duke u përpjekur të përziejë topat në një tas të vogël dhe të mbushur plot.

Pasi bashkë-prezantuesi i tij përzgjodhi klubin Farul Constanta, Bodescu dha një shfaqje mjaft të mirë gjatë shortit.

Ai mbante një top të veçantë dhe i "përziente" të tjerët. Ishte ky top që ai më në fund tërhoqi, të cilin e kishte mbajtur që nga fillimi i shortit.

Kështu skuadra e Farul Constante e fitoi si kundërshtar ekipin e divizionit të dytë, Corvinul Hunedoara. Me qëllim apo pa qëllim, Farul Constanta mori një rival të lehtë në fazën tjetër të Kupës së Rumanisë.

Federata e Futbollit të Rumanisë u lajmërua menjëherë me anë të një njoftimi dhe mohuan se situata kishte të bënte me manipulimin e ndeshjeve në short.

Federata njoftoi se dështimi ndodhi sepse tasat me topa ishin shumë e vogël, kështu që ata theksuan se në tasin e vogël, Bodescu nuk mund t'i përziente topat në mënyrë të duhur dhe iu desh t'i mbante me dorë. Ata mohuan çdo implikim të një kurthimi. /Telegrafi/

telegrafi sport app