Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, po shijon një kohë të mirë me bashkëshortin dhe familjen e saj.

Derisa ka bërë një tërheqje nga karriera muzikore, ajo shpesh u jep mundësi fansave të pyesin më shumë për gjërat që u interesojnë.


Duke qenë se bashkëshorti i saj Jakub Kindl është me origjinë nga Çekia, ajo është pyetur nëse deri më tani e ka vizituar Kosovën.

Screenshot 2 54 Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

“A ka qenë bashkëshorti juaj ndonjëherë në Kosovë, nëse jo si e pëlqen atë?”, ka qenë pyetja e parashtruar ndaj bukuroshes shqiptare.

“Ai akoma nuk ka qenë në Kosovë apo në Shqipëri, me hokej dhe me sezonin ende nuk ka gjetur kohë. Por do e bëjmë këtë së shpejti”, ka qenë përgjigja e 34 vjeçares.

Afërdita dhe hokeisti çek ndërkohë prej vitesh janë së bashku, gjersa u martuan në qershor të vitit 2018.

Të njëjtit tani janë në pritje të ëmbël të një djali. /Telegrafi/