Real Madridi po përgatitet që të hyjë në sezonin 2024/2025 me një numër jo aq të madh lojtarësh, veçanërisht duke marr parasysh numrin e ndeshjeve që ata mund të luajnë.

Kylian Mbappe dhe Endrick do të jenë prurjet e vetme, përveç në rast se arrin ndonjë mundësi e mirë për ta shfrytëzuar.


Asnjë lojtar nga Real Madrid Castilla nuk pritet të promovohet në ekipin e parë, përkundër faktit se disa nga lojtarët e rinj shkëlqyen në turin parasezonal në SHBA.

Mario Martin dhe Nico Paz ishin pjesë e këtij udhëtimi, por krahas faktit që ishin lojtar të rëndësishëm për Carlo Ancelottin në ndeshjet ndaj Milanit, Barcelonës dhe Chelseat, tekniku italian nuk do të llogarisë në ta.

NICO 3

Si rezultat, Relevo ka raportuar se Martin dhe Paz janë kandidatë të fortë për t’u shitur gjatë javëve në vazhdim të afatit kalimtar veror.

Ancelotti ka dhënë aprovimin e tij që largimet e tyre të kompletohen, pasi beson se kjo është mënyra më e mirë që ata të zhvillohen në karrierë.

Gjiganti spanjoll po kërkon 10 milion euro për secilin, si dhe të përfshihet 50 për qind e shitjes së tyre në të ardhmen.

Deri në këto momente, asnjë ekip nuk ka shprehur interesim që të paguajë çmimin e kërkuar për dy lojtarët, pasi ata kanë pak eksperiencë ne futbollin profesionist, andaj me gjasë madrilenët duhet të ulin kërkesat e tyre./Telegrafi/

telegrafi sport app