LAJMI I FUNDIT:

“Nuk kam më lot”: Banori i një fshati të Kievit rrëfen se si trupat ruse vranë djalin e tij

“Nuk kam më lot”: Banori i një fshati të Kievit rrëfen se si trupat ruse vranë djalin e tij

Mykola Kravchenya, një banor i një fshati në veriperëndim të Kievit, thotë se trupat ruse vranë djalin e tij kur pushtuan rajonin në veri të kryeqytetit të Ukrainës.

“Ata erdhën, u thanë të dilnin nga shtëpia”, tha ai për Euronews. “Ai dhe gruaja e tij dolën nga shtëpia, me armët në kokat e tyre. E lanë gruan e tij të shkojë, ajo tha se kam dy fëmijë, mos më vrit mua. Dhe pastaj e qëlluan atë (djalin)”.

Djali i Kravchenya ishte një nga 40 njerëzit në Andriivka që u vranë; gjashtë prej tyre u varrosën së fundi në varrezat e fshatit pasi u zhvarrosën nga ku u varrosën në kopshtet e njerëzve.


Videoja u shpërnda gjithandej, Zelensky thotë se kjo ishte gjëja më e tmerrshme që ka parë në jetën e tij
Lexo po ashtu Videoja u shpërnda gjithandej, Zelensky thotë se kjo ishte gjëja më e tmerrshme që ka parë në jetën e tij

“Nuk kam më lot. Çfarë mund të bëj?”, thotë Kravchenya.

“Gjëja më e rëndësishme është se (djali im) nuk e tradhtoi Ukrainën. Kjo është më e rëndësishmja”.

Dhe siç vë në pah Euronews, fragmente bombash mbeten ende në fshat, ku duket se nuk është kursyer asnjë shtëpi.

Disa zona kanë pikëpyetje të mëdha të vizatuara, që tregojnë se aty mund të ketë pajisje të pashpërthyera si mina ose bomba.

Rreth 1,000 njerëz jetonin në fshatin 60 kilometra në veriperëndim të Kievit përpara luftës por shumë u larguan para se të ishte nën pushtimin e plotë nga trupat ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Evropa
Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Evropa
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Kalo në kategori