“Nuk kam asnjë energji për të urryer”, Beatrix Ramosaj merr vëmendje me postimin e radhës në rrjete sociale

Beatrix Ramosaj është kthyer në një prej personazheve më të komentuara që nga pjesëmarrja në Big Brother VIP.
Këngëtarja e njohur shqiptare brenda shtëpisë së famshme krijoj një lidhje dashurie me ish-banorin tjetër dhe aktorin, Donald Veshaj.
Romanca e tyre u komentua e paragjykua nga publiku për faktin se Veshaj konsiderohej se kishte një tjetër lidhje jashtë me prezantuesen e njohur, Bora Zemani.

Por, gjërat ndryshuan me të dal nga shtëpia e BBV, kur Beatrix dhe Donald i dhanë fundi lidhjes.
Pas kësaj nuk kanë munguar dedikimet dhe ‘thumbat’ drejt njëri-tjetrit përmes rrjeteve sociale.

Edhe së fundi, Beatrix ka bërë një status në llogarinë e saj në Twitter, që ka bërë të mendohet se mund të jetë për lidhjen e saj të fundit publike.






























































