Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar. Në votim morën pjesë 85 deputet, për ishin 73 vota, kundër ka qenë 1 votë dhe 10 deputetë abstenuan karshi kësaj marrëveshje ndërkombëtare.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka kërkuar mbështetjen e deputetëve për këtë marrëveshje e cila kap vlerën 40 milionë dollarë.
“Kap vlerën prej 40 milionë dollarë amerikan dhe është në formën e mbështetjes buxhetore të drejtpërdrejtë për buxhetin e shtetit, kjo marrëveshje vjen si vazhdimësi e marrëveshjes për politika zhvillimore që ka qenë me Bankën Botërore ka qenë në pako me atë marrëveshje që është ratifikuar në Kuvend. Programi me Fondin e OPEC ka për qëllim mbështetjen pra në formimin në transparencën fiskale dhe politikë bërjes si dhe përmirësimin e zhvillimit të mjedisit për zhvillimin e sektorit privat dhe inicimin e tranzicionit të gjelbër. Maturiteti është 20 vjet me grejs periudhë 5 vjet, pra nuk ka kthim kredisë për 5 vjetët e para, por vetëm pagesë të interesit”, tha Murati.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja para votimit kërkoi prej pozitës dhe opozitë ta mbështesin këtë marrëveshje.
“Këto marrëveshje duhet të votohen me 2/3 të gjithë deputetëve iu kërkojmë të gjithë deputetëve pozitë e opozitë që e njëjta të miratohet”, tha Muja.
E deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka propozuar që kjo marrëveshje të rinegociohet me Fondin OPEC. Ai tha se nuk ka ndodh asnjëherë që me marr kredi për të bërë reforma në inspektime.
“Për këtë marrëveshje nuk ka pas asnjë diskutim paraprak prandaj, po jap vlerësimin e grupit tonë parlamentar. Kjo marrëveshje është me Fondin OPEC për zhvillim ndërkombëtar që është 40 milionë dollarë është kredi për të miratuar ligje nuk është kredi për investime për ndonjë rrugë, impiant apo investim kapital qysh zakonisht kemi marr zakonisht nga institucionet ndërkombëtar. Për të mos e rrëzuar këtë ne u dakorudam në grup parlamentar që ta bëjmë një propozim që ta tërhiqni prapa këtë marrëveshje dhe ta rinegocioni me Fondin OPEC dhe ta sillni marrëveshje për ndonjë projekt kapital që vlerësoni që është e rëndësishme, por me marr kredi për zhvillim ndërkombëtar me bë reforma në insepktime kjo nuk ka ndodh kurrë”, theksoi Hoti.
Edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u shpreh kjo marrëveshja e kredisë duhet të lidhet me ndonjë projekt konkret.
“Konsiderojmë që kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e rëndësishme që të lidhet për ndonjë projekt kapitale. Është mirë të na jepni një shpjegim pra nga ana juaj dhe ta kemi pak më qartë pozicionin e qeverisë karshi këtyre çështjeve që kemi ngritur si opozitë”, tha Tahiri.
Edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi më shumë sqarime nga ministri Murati për këtë marrëveshje.
“Ne si Aleancë për marrëveshje ndërkombëtare kemi pas qëndrime të sakta, e të qarta por një elaborim më i thuktë na nevojitet për të hyrë në votim”, theksoi ai.
Ndërsa, Murati ofroi sqarimet e tij të kërkuara nga opozita.
“Mbështetja buxhetore nënkupton se paratë shkojnë njësoj siç është struktura tek investimet kapitale që janë në nivel 820 milionë euro, sepse janë për përdorim të lirë. Për më tepër unë e kam sqaruar edhe në të kaluarën se kredit apo marrëveshje të tilla kemi nënshkruar me qëllim që të evitojnë huamarrjen apo përmbushjen e nevojave të financimit të shtetit në tregun e letrave me vlerë në tregun vendor, për shkak se në të kaluarën çka ka ndodhur huamarrja apo nevoja e financimit është përmbushur duke marr mjete nga sektori financiar në Republikën e Kosovës kryesisht sektori bankar gjë që ka ndikuar në shterrje të likuiditetit. Ne po marrim para shtesë nga institucionet ndërkombëtare që shërbejnë si infuzion për ekonominë e vendit pra rritet niveli i sasisë të parasë që është në qarkullim në treg përmes këtyre marrëveshje ky ka qenë qëllimi”, tha Murti. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit